"Rregullat e kavalierit" kanë sugjeruar gjithmonë se meshkujt duhet të ndërmarrin hapin e parë kur vjen puna për dashurinë. Por kjo nuk qëndron më, të paktën sipas një studimi të bërë publikuar këtë javë në OkCupid, një uebsajt shumë i njohur në botë për takimet dashurore.
Si fillim disa të dhëna bazike demografike: sipas OkCupid, meshkujt priren t'i tejkalojnë femrat në numër (1.5 meshkuj për çdo femër); meshkujt heteroseksual priren të dërgojnë më shpesh mesazhin e parë se femrat heteroseksuale. Femrat që dërgojnë të parat mesazhin nuk marrin mbrapsht më shumë nga meshkujt se sa femrat që nuk fare dërgojnë mesazh; nuk janë të ndryshme në joshjen seksuale me ata meshkuj që nuk dërgojnë mesazhin e parë; dhe nuk janë më të reja apo të moshuara se ato që nuk e ndërmarrin hapin e parë. Pra enigma e parë është se, përse disa femra e nisin të parat dhe të tjera jo...dhe, a kanë pasur sukses?
Në këtë kontekst studiuesit e OKCupic zbuluan një sjellje interesante. Shumica e njerëzve që dërgojnë mesazhin e parë, ia dërgojnë atyre që janë më atraktiv se ata vetë. Pretendojnë për më lart. Femrat e bëjnë këtë gjë, ndërsa meshkujt priren të kontaktojnë ato femra që janë shumë më shumë joshëse se to.Kjo do të thotë se nëse një femër qëndron e ulur në një vend publik dhe pret të kontaktohet, mashkulli i parë që i afrohet për të kontaktuar me të konsiderohet më pak atraktiv se vetë ajo. Pra, përse të mos e merrni ju hapin e parë?
Ndërsa ato femra që e nisin të parat kontaktin, priren të jenë tërësisht të suksesshme në nisjen e një bashkëbisedimi. Kjo pjesërisht për shkak se meshkujt janë më të prirur t'i përgjigjen çdo mesazhi të çdo femre relative. Në studim del se meshkujt janë rreth 2.5 herë më të prirur t'i përgjigjen mesazhit të parë se sa femrat.
Në vija të përgjithshme, femrat e OkCupid janë në një pozicion fantastik për të joshur partnerin e shumë dëshiruar. Ato femra që e marrin të parat iniciativën për të kontaktuar, ka më shumë të ngjarë të marrin një përgjigje se sa meshkujt që dërgojnë mesazhin e parë. Pra nëse ju nevojitet një mashkull, këto argumente janë mëse të mjaftueshme që të nisni të parat diskutimin (jo vetëm në OKCupid në rrjetet sociale.