Dashuria nuk ka paragjykime, planifikim, anësi dhe as fanatizëm. Dashuria është "dashuri", pa një përkufizim konkret. Kalon kufinj, kapërcen mure dhe pengesa. Është e pamundimshme. Në marrëdhënje kërkohet punë, është si një kërcim ritmik i elegencës dhe hijeshisë. Janë ato momentet kur pyesim: "Çfarë ndodhi?"
1. Ndihet e vetmuarNjë femër dëshiron të ndihet e vlefshme. Nëse burri i saj nuk është pranë saj për ta mbështetur, nuk ekziston arsye për të vashtuar marrëdhënjen. Femrat janë ushyese. Kur në një marrëdhënje besojnë se mashkulli është bota e tyre, meshkujt priren të krijojnë distancë sapo të ndjehen rehat. Ndonjëherë duke qenë me dikë që nuk është prezent emocionalisht, zëri tij ngjan si një zhurmë e bezdisshme. Një femër e kupton se është e kotë . Kur dashuria dhe vëmendja nuk janë reciproke, e kuptojnë se nuk ekziston arsye për të qëndruar në marrëdhënje.
2. Nuk ndjen mirënjohjen
Nuk ka gjë më të tmerrsme për një femër kur nuk je prezent kur ajo flet. Femra lëviz me anë të fjalëve. Ka nevojë të ndjejë që po kuptohet, pranohet, respektohet dhe ndihmohet. Kur ndan gjërat e saj me të dashurin, e bën për shkak se ka nevojë të ndjejë lidhjen me të. Femrat i duan aktet e thjeshta të komunikimit dhe dashurisë. Të hedhësh mbeturinat, të vendosësh rrobat në lavatriçe apo çdo gjë që tregon mirënjohje, do të ishte fantastike për një femër. Një femër do të largohet, me zemër në duar, kur ndjen mirënjohjen.
3. Nuk ndihen më seksi
Meshkujt janë krijesa seksi. Kur duan seks, janë të gatshëm. Femrat kërkojnë intimitet, puthje dhe ledhatime, dhe dëshirën për të qenë krejtësisht të dëshiruara nga një mashkull. Rutina është "puthja e vdekjes". Femra kërkon spontalitet. Dëshiron romancën. Femrat jetojnë në kokën e tyre. Prandaj, kur një mashkull stimulohet vetëm nga një porno apo nga një tjetër femër, apo thjeshtë kërkon të ejakulojë, një femër do të tërhiqet krejtësisht. Ekziston një çast në jetën e një femre që e kupton se mashkulli i saj nuk e dëshiron më, apo nuk e bën të ndihet speciale, kjo është perjudha që ajo largohet.
4. Ekziston një ndryshim radikal i mënyrës së jetesës
Mosha e mesme i gjenë të gjithë ndryshe. Shumica e femrave nuk kërkojnë një makinë të re apo rroba të shtrenjta. Duan të dinë që janë seksi dhe të shihen nga mashkulli tyre. Menopauza nis të dalë në horizont, dhe çfarë ishte lehtësisht e tolerueshme, nuk është më. Jeta ndryshon: fëmijët mbarojnë shkollën e mesme; stresi prindërorë është prezent. Femrat që kalojnë kancere apo sëmundje të ndryshme, përgatiten për një mënyrë që e largon burrin nga jeta e tyre. Një femër dëshiron të dijë se ndryshimi i mënyrës së jetesës është tejkaluar me dinjitet dhe sukses në krah të mashkullit të saj. Kur nuk ka mbështetje, femra do të çlirohet sa më shpejt të jetë e munndur nga jeta e mashkullit të saj.
5. Femrat nuk dëshirojë dikë që të jetë i parashikueshëm
Meshkujt bien në rutina të rehatshme. Sa më shumë plaken, aq më pak dëshirojnë të marrin pjesë në diçka që nuk bën për ta. Prandaj shumica e meshkujve kalojnë përmes një krize të dhimbshme gjatë moshës së tretë. Por femrat kërkojnë momente serenatash. Duan të dinë se kanë rëndësi. Familjariteti nuk është diçka që bën të ndihesh mirë në moshën e tretë. Bëhet i mërzitshëm. Për një femër, mashkulli nuk është orendi shtëpijake. Është një bashkudhëtar.
6. Mashkulli nuk është fizikisht prezent
Femrat tolerojnë shumë. Por kur kanë një mashkull që qëndron në të shumtën e kohës jashtë, në këto rrethana femra nuk ka më nevojë për të. Ajo dëshiron një partner që të punojë krah saj dhe të vlerësojë prezencën e saj. Kur mashkulli është më i interesuar të shpenzojë kohë larg saj, ajo do largohet prej tij. Mund të dojë kohë, por sa më shumë e zgjat, aq më i keq edhe fundi. E di që çdo gjë ka mbaruar kur nuk ekziston më ndonjë lidhje shpirtërore apo intelektuale.