Shefi i NATO-s: Rusia por destabilizon Europën...por kundërpërgjigja do jetë e fuqishme


 Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar qartë sot se Rusia është duke destabilizuar Evropën dhe se retorika e Moskës për fuqinë e saj bërthamore ka për qëllim të frikësojë fqinjët e saj. 

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Stoltenberg ka thënë se NATO nuk do “konfrontim me Rusinë” apo një Luftë të Re të Ftohtë, por kundërpërgjigja do jetë e fuqishme.

Stoltenberg ka thënë se deklaratat e Moskës për fuqinë bërthamore të saj janë shqetësuese dhe se askush nuk duhet të mendojë se ky armatim mund të përdoret në një luftë konvencionale.
Previous Post Next Post