Nga M.D. Jean Kim |
Ndarja nga një lidhje romantike është një ngjarje traumatike në jetën e një personi që shpesh nënvlerësohet. Ndoshta për shkak se është bërë e zakontë dhe dëgjohet shpesh. Aspekti pozitiv këtu është se shumica e njerëzve e diskutojnë hapur me të tjerëv dhe kjo është diçka e mirë për mirëqenien dhe shëndetin e tyre. Disa njerëz e mbajnë për brenda, dhe kjo mund të jetë vërtetë e dëmshme. Një rast fatkeq ndodhi kohë më parë në Tiranë, ku një vajzë vrau veten për shkak të ndarjes nga i dashuri.
Ndarja nga një lidhje romantike sjell emocione të forta për shumicën e njerëzve, emocione që shpesh e refuzojnë logjikën racionale, dhe lidhen me ndjenja të thella. Kur një marrëdhënje mbaron, qoftë edhe me marrëveshje të plotë nga të dyja palët, ekziston sërish një përzierje emocionesh që duhet tejkaluar. Kur ndajra është e papritur, pranimi i situatës bëhet edhe më i vështirë.
Kështu që përkujdesja ndaj vetes është e rëndësishme pas një ndarjeje. Në këtë konteks po paraqesim disa mënyra të dobishme sjelljeje pas një ndarjeje të hidhur, të cilat sigurisht që nuk mund t'i përshtaten çdo personi, por gjithsekush mund të zgjedhë njërën sipas gjendjes dhe pëlqimeve.1. Gjeni kohën e mjaftueshme për të qëndruar vetëm
Ndoshta është më mirë që ndjenjat të mos represohen, kryesisht pas një ndarjeje. Por emocionet mund të jenë kaq intensive, sa që nuk mund të ndahen me të tjerët, kështu që shkoni diku të vetëm...dhe rënkoni. Nxirreni. Ulërisni. Është diçka normale.
2. Dëgjoni muzikë të trishtë
Ndoshta mund të riforcojë apo të flakërojë tutje kujtimet e këqija për një kohë të shkurtër, por dëgjimi i muzikës së trishtë ndikon në normalizimin e hidhërimit që ndjeni, kështu që nuk jeni të vetë.
3. Flisni me njerëz që janë të gatshëm t'ju ndihmojnë
Familja dhe miqtë mund t'ju ndihmojnë, por sigurohuni që të njihni limitet. Në këto raste, terapia e profesionistëve mnd të jetë e dobishme dhe mund të prodhojë perspektivë më të qëndrueshme dhe afatgjatë. Ata mund të zbulojnë për ju modele më të thella të sjelljes apo të mendësisë që rrjedhin nga një marrëdhënje thyer, në mënyrë që marrëdhënjet e ardhshme të jenë më të shëndosha.
4. Lexoni libra me ndarje
Ndonjëherë, kur lexoni në disa rreshta apo faqe të një libri pikërisht atë që jeni duke bërë, kjo mund të jetë ilaçi më qetësues që mund të ekzistojë për momentin. Gjithashtu ndihmon në rikuperimin e logjikës që mund të jetë dëmtuar për shkak të ndarjes.
5. Flini, ushqehuni dhe ushtrohuni fizikisht
Qëndrojini strikt programeve të të ushqyerit dhe të fjeturit sa të keni mundësi. Çlirojini në palestër energjitë e tepërta. Këto mund të jenë të vështira si fillim, duke u përpjekur, të paktën do të përshpejtonte procesin e të shëruarit.
6. Trajtojeni veten mirë
Tani është koha e duhur për të bërë ritualet e përkujdesjes së vetes, të cilat më parë mund t'i konsideronit të panevojshme. Blini rroba dhe aksesorë që pëlqeni. Bëni një prjerje flokësh. Hani më shumë çokollata cilësore. Bëni çdo gjë që lartëson sensin doboshmërisë për veten.
7. Takoni njerëz të rinj
Ndërsa kthimi mbrapsht mund të jetë i rrezikshëm për disa arsye, nuk ka ndonjë gjë nëse dikush ndjehet gati (mesatarisht pas 3 deri në 6 muajsh) të testojë ujërat e dashurisë, dhe mbase mënyra më e mirë për të rikuperuar ndjenjat është duke u lidhur sërish. Çelësi është duke e marrë ndagalë dhe shtruar.
8. Vendosni kufij të fortë
Një ndër pasojat më të këqija të pas një ndarjeje është se nevojitet një lidhje e re, sërish vështirësi në lidhje, gjë që zakonisht çon shpesh në dëshpërim. Kjo nuk do të thotë që të diskutoni sërish çështje të rëndësishme me i-shin, apo se bashkimi nuk ndodh sërish, por sa të jetë e mundur pas ndarjes, duhet të limitoni kontaktin me personin. Është njësoj sikur si rikuperimi nga droga apo alkooli...faza e heqjes dorë është e vështirë, por kjo është e vetmja rrugë për të ecur përpara dhe për t'u shëruar.
Tags
Marrëdhënje