Në Florida të SHBA-ve një nënë është arrestuar me akuzën e braktisjes së fëmijës, pasi e la vajzën e saj 6 vjeçare brenda apartamentit që po flakëronte nga çdo anë.
Policia e Majamit thotë se ka arrestuar 32-vjeçaren Erica Rosello me akuzën e braktisjes së vajzës 6-vjeçare të saj në apartamentin që po digjej.
Veç akuzës së ngritur nga Prokuroria lokale, Rosello nuk ka të drejtë të ketë më asnjë lloj kontakti me vajzën e saj, raportojnë mediat amerikane.Sipas hetimeve policore, zjarri shpërtheu gjithandej nëpër shtëpi kur mamaja e shkujdesur hodhi ujë mbi zobën në guzhinë, e cila kishte marrë flakë pasi ishte derdhur një shishe vaji.
Ajo nuk u mendua fare për vajzën e saj, e cila ishte në dhomë, por doli menjëherë jashtë dhe mori një taksi që të shkonte tek shtëpia e një shoku të saj.
Një komshi kishte parë flakët në apartamentin e nënës së shkujdesur, theu dritaren dhe nxorri menjëherë vajzën jashtë.
6-vjeçarja ishte e pavetëdijshme për shkak të thithjes së shumtë të tymrave.
Zjarrëfikësit u thirrën menjëherë nga komshinjtë, ndërsa vajza u dërgua menjëherë në spitalin lokal të fëmijëve.
Më pas mësohet se Rosello i kishte telefonuar nënës së saj, Angelica Tabio, dhe i kishte thënë të mos shqetësohej se vogëlushja ishte në spital.
Pasi rosello mbërriti në spital, u arrestua menjëherë nga policia.
Tags
E çuditshme