Pse, Tradhtia është Tmerrësisht e Dhimbshme?

Pse, Tradhtia është Tmerrësisht e Dhimbshme?

Nga Berit Brogaard D.M.Sci

 Të qenit tradhëtuar nga partneri romantik mund të jetë jashtëzakonisht e dhimbshme.  Se sa e dhimbshme mund të jetë kjo, varet nga një sërë faktorësh:

Ndodhi vetëm një herë, apo ndodh vazhdimisht?

Ishte tradhti aksidentale, për shembull pas një dreke pune. Apo ishte një tradhti e qëllimshme, një lloj tradhëtie ku personi tradhëton me ndërgjegje të plotë?


Absolutisht, tradhtia më e dhimbshme është ajo ku përfshihen një sërë takimesh, ku përfshihet jo vetëm seksi, por edhe aktivitetet romantike jo sekusale, si të shkuarit për dreka apo duke çatuar gjatë natës.

Pyetja është se përse tradhtia është kaq e dhimbshme ndaj personit të tradhëtuar. Shumë thonë se kjo ndodh për shkak se është një nga format më të këqija të tradhëtisë së besimit. Të tjerë thonë për shkak të mohimit të të drejtave, të paktën përkohësisht. Nëse jeni në një lidhje martesore, keni të drejtë të mos tradhëtoheni, këtë të drejtë e keni edhe nëse marrëdhënja nuk shkon mirë, madje edhe nëse përkohësisht po bëni një "pushim".

Mendoj se tradhtia e besimit dhe dhunimi i të drejtave janë faktorët kryesorë që ndikojnë dhimbje. Por nuk mendoj se kjo është e gjitha. Dhimbja shkaktohet pjesërisht nga përfytyrimet që i/e tradhtuari ka për personin e zemrës dhe aktin e tradhëtisë që ka kryer personi tjetër: imagjinohen duke kryer marrëdhënje seksuale, dalin për dreka, bisedojnë për orë të tëra.

Por përse janë kaq të dhimbshme këto përfytyrime në mendjen tonë? Sipas mendimit tim, kjo ndodh për shkak se ju është mohuar diçka, ku duhet të merrnit pjesë edhe ju (pa personin tjetër). Jeni zëvendësuar nga një tjetër person përkohësisht. Është një dhunim i të drejtave tuaja që të shijoni këto aktivitete me partnerin, një të drejtë që të tjerët nuk e kanë. Megjithëse nuk e keni pronë personin tjetër, ndërsa jeni të angazhuar në një marrëdhënje duhet të keni të drejta pronësie të disa aktiviteteve me njeriun e zemrës. Kur këto të drejta dhunohen, shkaktojnë atë ndjenjën sikur shtëpia juaj është grabitur dhe vandalizuar. Është e dhimbshme kur ju vidhet shtëpia dhe sende të shtrenjta tuaja, por është akoma më e dhimbshme kur pa vullnetin tuaj do duhet të ndani me dikë tjetër burrin, të dashurin apo gruan ose të dashurën.

Ekzistojnë edhe faktorë të tjerë që kontribuojnë në këtë dhimbje. Tradhtia ju bën të ndiheni sikur nuk jeni të zotë mjaftueshëm. Besimi në vetvete bie jashtëzakonisht. Njeriu i dashur gjeti një tjetër që ishte më i/e mirë dhe tërheqës apo tërheqëse. Ndiheni si plehrë, të padenjë për t'u dashur. Kjo ndjenjë mund të jetë më kryesorja në këtë dhimbje të hidhur - e cila ju pengon që të shëroheni nga tradhtia, madje edhe të takoheni me një tjetër femër apo mashkull. Është një ndjenjë e rrezikshme, një ndjenjë që sigurisht nuk e meriton askush, pasi është trajtuar me përçmim dhe harbutëri.
Previous Post Next Post