Ndonëse këtë herë fjalimin e tij në Konferencën kombëtare Gjyqësore, e mbajti në anglisht, pjesën e mesazhit të tij për gjyqtarët e korruptuar ambasadori amerikan Donald Lu e lexoi në shqip, për të qenë dhe më i qartë, sic u shpreh vetë ai: “Prova ime për korrupsionin është e thjeshtë: nëse keni marrë ndonjëherë para ose favore në shkëmbim të një vendimi gjykate, jeni një gjyqtar i korruptuar. Edhe nëse e ke bërë këtë vetëm një herë, ke thyer ligjin dhe nuk je i përshtatshëm të shërbesh si gjyqtar. Një kriter tjetër i thjeshtë, nëse ulni kokën dhe shihni kyçin e dorës suaj dhe mbani një orë që kushton më shumë se makina ime, ka të ngjarë të jeni një gjyqtar i korruptuar. Ju nxis ta lini këtë profesion menjëherë. Mund edhe të futeni në burg së shpejti. Së dyti, për gjyqtarët e ndershëm: kini besim, ndryshimi po vjen”.
Kjo nuk është hera e parë që ambasadori Lu, duke folur për reformën në Drejtësi, është shumë i drejtëpërdrejtë, apo brutalisht i sinqertë, sic preferoi ti përkufizonte vetë, deklarimet e tij. Me të njejtat tone kanë folur më parë dhe homologë të tij perëndimor.
Por për kryeprokurorin Adriatik Llalla: “Ajo që po konstatojmë jo pa shqetësim është fakti se nevoja për reforimimin e sistemit të drejtësisë po shoqërohet me një fjalor publik negativ ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nga shumë aktorë publikë si dhe ekspertë vendas e të huaj. Në çdo paraqitje publike, ku diskutohet për Reformën në Drejtësi, prezantohet perceptimi se sistemi i drejtësisë dhe korrupsioni janë një gjë e vetme. Në fakt, sistemi i drejtësisë, si çdo hallkë tjetër shtetërore në Shqipëri, nuk është e imunizuar nga korrupsioni. Disa raste të kohëve të fundit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të vënë nën akuzë janë dëshmi konkrete se korrupsioni është prezent dhe në sistemin e drejtësisë. Por përgjithësimi i këtyre rasteve është tërësisht i pavend. Është një aksiomë e vërtetë, brenda së cilës gjendet edhe zgjidhja. Tranzicioni përfundon kur politika të qëndrojë larg sistemit të drejtësisë. Duhet të angazhohemi të gjithë bashkë që Reforma në Drejtësi të orientohet në këtë drejtim”.
Por për ambasadoren e delegacionit të Bashkimit europian Romana Vlahutin, reforma synon t’i japë fund sjelljeve korruptive që po shkatërrojnë themeet e demokracisë në Shqipëri: “Ne e kemi thënë shpesh herë dhe do e përsërisim sërish, kjo nuk është një reformë kundër gjyqtarëve. Përkundrazi. Kjo reformë është projektuar në mënyrë që të sillet sërish besimi dhe dinjiteti i të gjithë atyre që e bëjnë punën e tyre me përkushtim dhe në mënyrë të përgjegjshme. Por edhe për një arsye tjetër. Për t’i dhënë fund një herë e mirë të gjithë atyre sjelljeve korruptive dhe jo profesionale të disave të cilët po shkatërrojnë reputacionin e të gjithë profesionit tuaj dhe në fakt po shkatërrojnë dhe themelet e demokracisë në këtë vend”
Nga ana e tij, kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, duke njohur problemet e panumërta të Drejtësisë shprehu dhe disa rezerva lidhur me mënyrën se si është realizuar reforma: “Mendoj se procesi i reformës në sistemin e drejtësisë duhej të ishte me gjithëpërfshirës dhe besimi i tij në të gjitha nivelet e gjyqësorit duhej të ishte më i madh. Ne nuk duhet që, nën kushtet e presionit te momentit, të eksperimentojmë modele të reja dhe të paprovuara në praktikë nga shtete të tjera. Përpjekjet dhe kontributet tona në reformën në drejtësi duhet të fokusohen në përcaktimin e një kornize kushtetuese e ligjore të thjeshtë, të qartë, solide dhe funksionale”.
Ambasadori amerikan nga ana e tij sërish sot theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë qenë pjesë aktive në hartimin e saj: “Ju mund të bini ose të mos bini dakord me propozimet aktuale të reformës në drejtësi. Kjo është normale në çdo demokraci. Ju lutem mësoni se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë qenë hartues aktivë të çdo pjese të reformës dhe se ne e mbështesim plotësisht paketën aktuale të reformave. Ne dimë gjithashtu se pas 19 tryezave të rrumbullakëta dhe informacionit këtë muaj prej Komisionit të Venecias, ky propozim reforme do të ndryshohet për t’u siguruar që të pasqyrojë idetë më të mira të shoqërisë dhe të standardeve ndërkombëtare”.
Komisioni i Venecias pritet të diskutojë rreth dokumentit të hartuar nga ekspertët e tij mbi reformën në Drejtësi, në fund të kësaj jave.

Tags
Politikë