Shefi i Misionit EURALIUS, Rainer Deville bëri një deklaratë të fortë në një nga tryezat e diskutimit për Reformën në Drejtësi. Duke thënë se në Shqipëri korrupsioni është nivele alarmante edhe për shkak të mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë, ai propozoi shkarkimin e 400 gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Kemi një gjyqësor të korruptuar nga 400 gjyqtarë dhe 400 prokurorë, ndaj do të na duhet të gjejmë një zgjidhje të menjëhershme. E para do të ishte që t’i pushojmë këta që të gjithë dhe të vendosim të rinj. Shqipëria e përdori këtë lloj zgjidhjeje disa kohë më parë, si edhe disa shtete të tjera”.
Duke iu drejtuar gjyqtarëve dhe prokurorëve ai u shpreh:
Nuk duhet të shqetësoheni. Pjesa e parë është se duhet të justifikoni pasuritë. E në qoftë se nuk i justifikoni, atëherë keni një problem dhe këtu nis procedimi disiplinor për shkarkim. Pastaj do të keni një kontroll personal. Në ju, paradite keni një process gjyqsor e pasdite uleni e darkoni me me dikë të dyshimtë nga krimi i organizuar, atëherë edhe këtu ka një problem”.
Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin u shpreh se është e pashpjegueshme se si gjyqtarë, të cilët pagë maksimale kanë 1 500 euro, kanë pasuri prej miliona eurosh.
“Ka disa gjqtarë në vend, pronat e të cilëve kanë vlerë miliona euro dhe që janë të pashpjegueshme. Është pak e pashpjegueshme kur në një vend të vogë e të varfër dhe ku paga më e madhe e një gjyqtari është 1500 euro, dia kanë akumuar miliona euro. Pse ndodh kjo? Ndoshta shumë prej tyre anë martuar me partner të pasur apo për shka të faktit që vijnë nga familje të pasura. Por si është e mundur që 150 referime kriminale për pasuri të pashjegueshme gjatë vitit të fundit, kanë përfunduar në 4-5 ndjekje penale?”

Tags
Politikë