Ajo çfarë do lexoni në këto rradhë, do rrezatojë mbi ju si kurrë më parë. Një bashkëpunim i mësimeve të taoizmit, katolicizmit, hinduizmit, egjiptjanologjisë dhe gnosticizmit i kaluar në lupën e historisë. Shumë të dhëna janë ndarë si në mënyrë sekrete përmes kodeve të zgjedhura vetëm për rishtarët, sikur kjo rrugë e pavdekshme të jetë ndërmarrë vetëm kur avancimi i shpirtit arrin maturitetin pas shumë mishërimesh.
Pavarësisht se mund të jetë vdekje e të jetuarit, e njohur ndryshe si rilindje ose të lindurit dy herë, apo vdekje e permanente, ku shpirti e lë trupin e të kërkuarit apo të të plakurit. Këto 12 hapa do të ndërmerren, nëse mendohet se i kërkuari do jetë gati t'i bashkohet Zotit si një shpirtë i vdekshëm. Sot do fokusohemi se si të arrijmë një rilindje shpirtërore drejt ndriçimit ndërsa jemi në jetë, kështu që qëndroni fort në ndenjëse, sepse do jetë një udhëtim i mrekullueshëm.
1. Mbushesh me një dritë
Drita përshkon tërë qenien tënde, por nuk është pa formë, në fakt ka një formë të sajën dhe shumë forma të tjera brenda saj. Ngjashëm me një mikroorganizëm në një qelizë, drita konsumon shpirtin, dhe ia kthen përkohësisht burimit të koshiencës. Drita vepron si një transmetues për mençuri dhe dije universale dhe e çon të kërkuarin përpara që t'i nënshtrohet rishqyrtimit të jetës.
Ekzistojnë shumë dëshmi pranëvdekje ku njerëzit dëshmojnë se kanë parë një dritë dhe kanë folur me Zotin, dhe më pas janë rikthyer të mbushur me dituri më të plota për veten dhe jetën ku ata ekzistojnë.
Në vdekjen permanente, nëse do konsiderohet që i kërkuari duhet të rikthehet dhe rimishërohet, fillon rishqyrtimi i jetës dhe i vetë të kërkuesit përmes kanalit të lindjes për rimishërimin. Nëse i kërkuari ka arritur maturitetin shpirtërorë dhe ka avancuar në atë pikë ku mishërimi nuk është më opsion për shpirtin në udhëtim, atëherë i kërkuari do t'i nënshtrohet pikave në vijim.
2. Do të të zgjohet energjia "kundalini" dhe do ndezësh pemët e jetës
Shpirti merret në një udhëtim magnetik, duke rrëshqitur në shpinën dhe krahët e shqiponjave mbi ujëvara të tmerrshme ku i kërkuari arrin pemën e botës së tre globëve. Duke u konfrontuar me jetën primare, nxitet që gjarpëri i madh të lëshojë energjinë e tij potente, duke përmbysur çakrat ndërsa ngjiten në tru - pema e jetës. Më pas kjo energji rrjedh në të gjithë sistemin, duke aktivizuar strukturën e ADN-së, gjendrën e pishores, sistemin nervorë, atë kardiovaskularë dhe të gjitha shqisat rikuperohen dhe lidhen me trurin, mendjen dhe shpirtin e gjithë krijesës.
3. I kërkoni ndihmë "Bodhisatvas" (sipas budizmit:një nga katër gjendjet sublime që njeriut mund të arrijë në jetë; një njeri që ndihmonë spontalisht dhe pa interes, për shkak të dhembshurisë së madhe njerëzore që ka)
I lutesh shpëtimtarit, i kërkon ndihmë Bodhisatvas dhe mjeshtërave të lartësimit për lartësimin tënd. Kërkon udhëheqje, mbrojtje, shërim dhe drejtim.
4. Pi nga kupa e jetës së përjetshme
Kupa e lakmuar prej argjendi që nuk boshatiset kurrë, pastron shpirtin tënd që të kthejë mbrojtjen tek ty.
Sapo ky lëng tretet, veprat karmike ndahen nga shpirti ytë. Alkimia e kësaj errësire dhe drite duhet të të ndjekë ndërsa ti sjell me vete errësirrën dhe e flakëron nga qenia jote.
Nuk duhet të lejosh që dora e majtë të dijë se çfarë po bën dora e djathtë, duhet ndërmarrë një rrugë e mesme, si harku i një shigjete, asnjëra nuk duhet të ketë dëshirën si fillim, e pastaj të qëllojë, por duhet të qëllojë menjëherë, përpara se djalli të dijë çfarë ke bërë.
5. I bashkohesh dasmës
Njihet si dasma e tetë të pavdekshëmve në traditën taoiste, dhe në atë katolike e kristjane si "nusja e Krishti". I bashkohesh dasmës dhe mban vendin tëndë. Ekzistojnë përherë 8 vende, në çdo kohë, dhe ti ke zënë vendin tënd.
6. Hyn në portën e luanit
Fillon e bën tatpjetën në tunelin në gojën e luanit, ndërsa ai të gëlltit dhe ti më pas qëndron në stomakun e kafshës.
Duke kaluar shpirtërat e gëlltitur, nëpër kalbje dhe pisllëk. Kërkon rrugën përmes kësaj çarje të thellë, derisa përmes këtyre korridoreve të vdekjes arrin daljen.
Isha i vdekur, më pas i gjallë. Duke qarë, pastaj duke qeshur. Fuqia e dashurisë erdhi tek mua, dhe u bëra i fortë si një luan, dhe pastaj i butë si një yllë i mbrëmjes, - Rumi.
7. Zemra arrin peshën e artë
Përballë teje shfaqet Osiris, lëkura e tij ngjyrë blu rrezaton me një sy që mbart mijëra bebëza, shndrin një emerald i jeshiltë. Një qenie e të dy sekseve shfaqet, krijesa më e bukur në botë që keni parë ndonjëherë.
Një pupël palloi zgjerohet me një balancë perfekte dhe zemra juaj peshon me të vërtetë. Ti, thjeshtë mbahesh.
8. Prova zjarrit
Prova e zjarrit ka filluar për shpirtin tënd, një zjarr që xhindoset me një egërsirë kafshërore. Një provë zjarri që bëhet vetëm për ty, një tundim drejt dëshirave më të thella dhe dobësive më të mëdha tuaja.
Një vendim që ti, dhe vetëm ti mund ta ndërmarrësh, ndërsa drejtimi ytë është në pritje të zgjedhjes tënde. Pa kujtesë, ndodhesh në një planet të largët, dhe përpara teje gjendet një kristal i madh. Një tjetër test i zotëve, duhet të ndjekësh zemrën dhe të përcaktosh nëse kristali të përket ty, qenies tënde - ajo çfarë ishe përpara mishërimit. E kalove.
9. Arrin tek Dielli
Thellë në tunele je duke pritur në errësirë, jo më i budallepsur pas dritës false. Nën hije, ti pranon derisa rrezatimi i Diellit fillon të ndriçojë mbi ty. Jashtë stomakut të egërsirës, ti fillon të ngjitesh për të arritur bregun shkëmborë.
Ke lindur sërish, lakuriq në sytë e botës, dhe i vendosur për një rrugë të re.
10. Zgjon anijen
Udhëton në lindje dhe gjen dhomën e rrumbullakët. Një fryerje e bririt dhe anija lartësohet për tek parajsat. Do bësh shumë udhëtime ndërsa je duke fjetur, do hysh në kohëra dhe vende të panjohura.
11. Gjen shkëndijën
Një shkëndijë ngjyrë blu ngrihet nga poshtë kraharorit, një shkëndijë që ndez qenien tënde, derisa të mos jesh gjë tjetër veçse një yll, që digjet larg hapësirës. Flaka nxehet ndërsa arrin tek rruga e artë, për të notuar në qytetin e florinjtë të jetës së përjetshme.
12. Krijon foshnjën tënde të pavdekshme
Njihet vetëm në praktikën taoiste, është sekreti i lules së florinjtë, ky embrion me energji krijohet për t'i dhënë të kërkuarit, siç njihet gjerësisht, lindjen shpirtërore. Thuhet se Lao Tzu, përmes kësaj rruge është bërë një nga tetë të pavdekshmit. Ideja e kësaj drite të florinjtë dhe rrethore gjendet në Persi dhe i ka rrënjët në Egjiptin hermetik.
Në fund, kërkesa vazhdon
"Njeriu është një yll i lidhur në një trup, deri në fund, ai do lirohet përmes grindjes së tij. Vetëm përmes luftës dhe mundimit do mundet që ylli të lulëzojë në një jetë të re. Ai që di fillimin e të gjitha gjërave, ylli i tij është i lirë nga mbretëria e natës. Mos harro, o njeri, se gjithçka që ekziston, është një formë tjetër e asaj që s'ekziston. Çdo gjë që ka qenie është duke kaluar në një qenie tjetër, ti dhe vetja jote nuk bëni përjashtim.
Të gjitha përmes kohërave, drita është fshehur. Zgjohu, o njeri, dhe bëhu i mençur" - Hermes Trismegistus.
Tags
Shpirt