10 Arsye pse je Njeri i Mrekullueshëm


1. Ke ndryshuar jetën e njerëzve:
Pavarësisht nëse je në dijeni apo jo të këtij fakti, ti ke ndryshuar jetën e njerëzve rreth teje - e atyre njerëzve që ke prekur, ke ndarë me ta fatet dhe ndodhitë e jetës, ke ndarë momente që kanë lënë gjurmnë tek ta.

Jua garantoj që e ke bërë këtë gjë shumë herë, dhe do ta bësh shumë herë të tjera në të ardhmen.

2. Ke pasur kurajën të dashurosh e të lëndohesh:
Kur i hap zemrën dikujt, po u hapesh gjithashtu mundësive për t'u lënduar. Kjo është dilema e fuqishme magjike e dashurisë. Duhet të dorëzohesh, të hapesh dhe ndonjëherë të rrezikosh gjithçka. Dhe kur dallgët e detit të të përplasin në shkëmbinj, sërish pas disa kohësh e gjeni sërish kurajën të besoni tek magjia. Një akt me të vërtetë heroik kurajoje dhe shprese.

3. Ke fuqinë të ëndërrosh:
Mos e nënvlerësoni këtë fakt. Fuqia për të ëndërruar, është fuqi për të krijuar. Derisa mund të ëndërrosh e të përfytyrosh të ardhmen e mundshme, do të thotë se po e vë në lëvizje tërë jetën tënde.

4. Je një makineri dashurie:
Mendoni pak. Keni potencialin e fuqisë së dashurisë që të lëvizni përmes kohës dhe hapësirës. Derisa lëviz në jetë dhe takon njerëz dhe përvoja të reja, për vetëm pak kohë do të duhet të bësh një zgjedhje - ose të dërgosh imazhin e frikës ose atë të dashurisë. Kur ta kuptosh këtë, e kupton me të vërtetë se sa madhështore është jeta jote. Kështu që lëviz dhe dashuro.

5. Mund të shohësh në sytë e dikujt e ta shërosh:
Një vështrim në sy mund të thotë mijëra fjalë. Ndonjëherë ne humbim me fjalët, që mund të na ndihmojnë, por edhe të na frustrojnë, por kur lidhesh me dikë përmes syve, mund të ndryshosh në moment ndjenjat e tij apo saj.

Shikimi ka fuqinë të tresë frikën, themelojë shpresën, të përçojë qetësi dhe dashuri dhe mbi të gjitha, të shërojë.

6. Ke triumfuar mbi frikërat e tua:
Është e sigurtë që ke përjetuar me mijëra frikëra në jetë. Vazhdon të përpiqesh për t'u përshtatur me disa nga këto frikëra , por disa të tjera i ke lënë pas. Kjo gjë është e sigurtë. Përgëzo veten. Je me të vërtetë mahnitës/e!

7. Ke thënë apo ke bërë diçka frymëzuese:
Mund të mos e kesh vënë re, por me siguri ke thënë diçka që ka frymëzuar dikë. Hodhe farën e një mendimi apo ideje që e bëri personin tjetër të ndryshojë, megjithëse kjo gjë mund të mos jetë e atribuar tek ju. Mos e moho: je me të vërtetë një person frymëzues.

8. Posedon instrumentin më të fuqishëm në botë:
Mbase nuk i kushton vëmendje çdo sekondi të jetës tënde kur ideon, mendon, dedukton ose flet, por ke instrumentin më të fuqishëm të njohur në planet - mendjen tënde. Është një inxhinieri natyrale e mrekullueshme.

9. Po jeton, frymon pasqyrimin e ekzistencës:
Mishërimi i koshiencës në aspektin fizik, dimensioni i tretë është të jetuarit, duke frymuar shprehinë e ekzistencës. Je i/e ndërlidhur me çdo gjë në të njëjtën kohë. E gjitha ishte, është apo do të shprehet në çdo moment që frymon dhe je gjallë. Është e vështirë për ta shpjeguar apo për ta kuptuar. Nevojitet pak meditim dhe mendjehollësi. Ulu për një çast me këtë mendim në kokë dhe vlerëso se sa i mrekullueshëm je.

10. Më ke ndihmuar, që të vazhdoj:
Ti si lexues, me reagimet, shpërndarjet sociale apo thjeshtë që je një lexues i kësaj faqeje, më ke dhënë kurajën të vazhdoj të shkruaj dhe të shpresoj të ndihmoj të tjerët gjatë rrugës. Dua të të FALËNDEROJ që je i/e mrekullueshme dhe që më ndihmon. Ke qenë një bekim në jetën time. Më ke frymëzuar dhe ndryshuar jetën, më dhe fuqinë për të ëndërruar, derisa je një makinë dashurie. Po, je me të vërtetë mahnitës/e!/Oculus News
Previous Post Next Post