Shqipëria në “Junior Eurovision

Shqipëria në “Junior Eurovision
  Më pak se një muaj dhe nis edicioni i 13-të i “Junior Eurovision Song Contest”, që zhvillohet në “Amreec Arena” në Sofje të Bullgarisë.

Më 21 nëntor do të mbahet konkursi muzikor për fëmijë. Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë në vitin 2012. Pas tre vitesh mungesë vendi ynë do të përfaqësohet me 14-vjeçaren Mishela Rapo, nga Tirana. Gjithashtu, Rapo ka prezantuar Shqipërinë edhe në vitin 2012.

Ndërkohë, në maj të këtij viti ajo fitoi festivalin e 51 për fëmijë në Tiranë. 14-vjeçarja do të marrë pjesë në “Junior Eurovision” me një këngë që flet për paqen dhe që titullohet “Damdaje”.


Previous Post Next Post