Infermieria po kthehet një ndër profesionet më të dëshiruara dhe kjo për shkak të kërkesës në rritje të shtetit gjerman për këta profesionistë.
Të gjithë infermierët që dëshirojnë të punojnë në shtetin gjerman kanë afat deri më datë 10 tetor për të dorëzuar dokumentet pranë Urdhrit të Infermierit.
Kandidatët duhet të plotësojnë një sërë kriteresh, ku një prej tyre është edhe njohja e mirë e gjuhës gjermane.
Së pari, ata duhet të kenë përfunduar studimet e larta për Infermieri dhe të kenë eksperiencë pune në këtë profesion. Gjithashtu, duhet të jenë të pajisur me liçencën e ushtrimit të profesionit, e cila jepet nga Urdhri i Infermierëve.
Kandidatët aplikantë, duhet të dorëzojnë një sërë dokumentesh pranë zyrave të urdhrit dhe në fund të muajit tetor do të bëhet provimi për të matur jo vetëm nivelin e gjuhës gjermane, por edhe nivelin profesional të infermierit.
Dokumentet që duhet të dorëzojnë: kërkesë, diplomë, leja e ushtrimit të profesionit, libreza e punës ose vërtetim nga qendra e punës, dëshmia e gjuhës gjermane.
Sakaq, për kandidatët fitues në testim do të kenë mundësinë që të punojnë në Gjermani, do të jetë kompania, e cila do të vendosë për afatin e kontratës dhe pagën për ta. Kushtet e punës për infermierët shqiptarë do të jenë të njëjta me ato të infermierëve gjermanë.
Rritja e kërkesës së shtetit gjerman ka bërë që një numër i madh infermierësh të mësojnë gjuhën gjermane. Kjo do të thotë që është rritur ndjeshëm numri i infermierëve, të cilët u janë drejtuar qendrave të kurseve profesionale dhe qëllimi e synimi i tyre është Gjermania.
Kjo është një dëshirë jo vetëm e infermierëve të rinj të sapo diplomuar, por edhe e atyre që ushtrojnë profesionin prej vitesh në spitalet tona. Infermierët shqiptarë kanë mundësi të punësohen përtej kufijve tanë, e sidomos në Gjermani, shtet i cili brenda pesë viteve kërkon të punësojë 150 mijë punonjës shëndetësie.
“Shtete si Italia, Anglia dhe shumë vende të tjera europiane kanë nevojë për punonjës shëndetësorë. E dyta është se këto vende të zhvilluara që kërkojnë të marrin punonjës nga vendet e Ballkanit, bëjnë mirë të investojnë te ta për t’i përgatitur si duan ata”, citohet në një deklaratë të urdhrit të Infermierit.

Tags
sociale