Burri përdhunohet nga dy gra përmes kërcënimit me gjarpër vdekjeprurës

Burri përdhunohet nga dy gra përmes kërcënimit me gjarpër vdekjeprurës
  Policia e Karoit, Zimbabvesë, po kërkon të arrestoi dy gra të cilat kanë përdhunuar ditën e djeshme një djalë duke e kërcënuar me anë të një gjarpri vdekjeprurës.

Policia e Karoit tha për mediat se viktima 29 vjeçarë, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, u rrëmbye në anë të rrugës, ku edhe po kërkonte për një mjet të rastit që ta dërgonte në qytet.

Kur viktima hyri në makinë, u tërhoq në një pjesë të veçuar nga dy gratë dhe u urdhërua të ndiqte urdhërat e tyre, duke u kërcënuar me një gjarpër të madh me zile.

Njëra nga gratë e zhveshi 29 vjeçarin dhe e urdhërojë të bënte seks me të, ndërsa gruaja tjetër po mbante gjarpërin pranë viktimës.

Kur gruaja e parë u kënaq, mori gjarpërin dhe ia la radhën gruas tjetër që të përdhunonte 29-vjeçarin. Pasi të dy gratë mbarojnë punë, e hedhin 29-vjeçarin në anë të rrugës.

Zëdhënësi i policisë lokale, Comm Charamba, apeloi në një dalje për shtyp që çdokush që ka informaicon për dy gratë përdhunuese, të përshkruara sipas viktimës, t'ja paraqesin stacionit më të afërt policorë.
Previous Post Next Post