Specialistët e Sektorit për Korrupsionin në policinë e Tiranës ndaluan përmbarues privat Baftjar Nelaj, për veprën penale “shpërdorim të detyrës”.
Sipas policisë, 48-vjeçari Nelaj akuzohet se me veprime për ekzekutimin e një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të cilën Gjykata ka lëshuar urdhër ekzekutimi me kreditor shtetasin B.M dhe debitor P.M., në kundërshtim me ligjin dhe vendimin e gjykatës ka bërë bllokim pranë ZVRPP për pronat e shtetasve SH.M, A.D dhe B.J, prona të cilat nuk ishin objekt i këtij vendimi gjyqësor.
Nga ana e policisë në cilësinë e provës materiale janë administruar pranë Z.V.R.P.P. Tiranë i gjithë dokumentacioni përkatës si dhe dosja përmbarimore në zyrën përmbaruesit Nelaj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës“ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Tags
aktualitet