4 Modelet e Shokëve të Mirë sipas Budizmit

 Padyshim që kultura dhe bota në të cilën ne sotë jetojmë është ndërtuar në bazë fesë, çdo fe ka dhënë kontributin e saj në civilizimin e sotëm. Mësimet fetare janë tepër të dobishme dhe të vlefshme për çdo shoqëri, sado e kamur të jetë.


Një ndër këto fe është edhe budizmi nga ku po shkëpusim disa këshilla të vlefshme për cilindo.

Kështu djem, tregoni kujdes ndaj këtyre tipeve të shokëve zemërmirë: Ndihmuesi, shoku që duron në kohë të mira e të vështira, mentori ose këshilluesi, dhe zemërdhembsuri.

Ndihmuesi mund të identifikohet nga katër gjëra: Duke ju mbrojtur kur jeni në situata vulnerabël, po ashtu edhe posedimet tuaja; është si një strehë kur jeni nën frikë, dhe zakonisht bën dyfishin e gjërave që i kërkoni.

Shoku që duron shumë mund të identifikohet nga këto gjëra: Duke ju treguar sekretet, duke i ruajtur sekretet tuaja me fanatizëm, duke mos ju braktisur në kohë të vështira, dhe madje mund të vdesë për ju.

Mentori mund  të identifikohet nga këto katër gjëra: Duke ju penguar nga të vepraurit gabim, duke ju udhëhequr drejt veprimeve pozitive, duke ju thënë çfarë të bëni, dhe duke ju treguar rrugën drejt hyjnores.

Shoku zemërdhembshur nuk gëzohet nga fati juaj i keq, nuk ju admiron nga fati juaj i mirë, nuk lejon të tjerët të flasin keq për ju, dhe inkurajojnë ata që vlerësojnë cilësitë pozitive tuaja. 
Previous Post Next Post