Besimtarët myslimanë në të gjithë botën por edhe në Shqipëri kremtojnë sot Kurban Bajramin. Mijëra besimtarë shqiptarë u mbledhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”për të falur namazin Për nder të kësaj feste, nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu uroi të gjithë shqiptarët dhe u lut për më shumë paqe dhe harmoni.
"Në këtë festë afrohet zemra, harrohen urrejtjet, njerëzit shtrijnë dorën e pajtimit, ripërtërijnë lidhjet shoqërore dhe njerëzore, me dashuri e sinqeritet, derisa çdo shtëpi e familje të mbushet me gëzim e hare.
Për nder të kësaj feste, e cila lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim, besimtarët myslimanë flijojnë edhe kafshë, zakonisht dele ose qengj, si kurban dhe mishin e ndajnë me familjarët dhe të varfërit.