Leigh-Anne Varley |
Një grua që donte të mbante të fshehtë nga burri lidhjen me dashnorin, u arrestua nga policia britanike nën akuzën e braktisjes së fëmijës, thekson policia britanike.
36 -vjeçarja, Anne Varley, është dënuar përfundimisht me 14 vjet burg një vit pas arrestimit, pas një proçesi gjyqsorë që përcaktojë fajësinë e saj për neglizhencë me dashje për të braktisur fëmijën.
Sipas policisë, Varley e kishte mbajtur të fshehtë shtatzaninë prej burrit dhe dy fëmijëve të saj, derisa jnë ditë lindi në mënyrë të fshehur në bodrumin e shtëpisë.
Më pas e mbështollo foshnjën dhe e la në derën e një shtëpie me një shënim ku kërkonte që t'u kujdesnin për foshnjën. Fosnja u gjet në derën e shtëpisë që i përket një 52-vjeçareje, Janice Clish.
Clish dhe partneri i saj njoftuan policinë dhe foshnja u dërgua menjëherë në spital për ekzaminime mjekësore.
Varley shkoi vetë në stacionin e policisë.
Në gjykatë tha se kishte frikë se nëse burri do ta kuptonte, kjo do të çonte në prishjen e familjes.
Tags
E çuditshme