Rojet Bregdetare të Italisë kanë gjetur një linjë trafiku të drogës nga Shqipëria, raportojnë mediat italiane/
167 kilogramë marihuanë u sekuestruan paraditen e së shtunës nga Policia Financiare në qytetin e Leçes, në rajonin e Puljas në Itainë Jugore.
Policia Financiare e Leçes tha se droga sapo ishte zbarkuar nga një gomone që u ndal në zonën e Puljas.
Autoritetet italiane thanë se gomonia me tre persona dhe me një ngarkesë ishte pikasur gjatë patrullimit me aeroplanë të aeronautikës në operacionin “Triton 2015”.
1 droga 2 droga 3 droga 4 droga 5 droga droga
Gomonia u pikas në Kanalin e Otrantos që lidh brigjet e Shqipërisë Perëndimore me Italinë, thuajse 16 kilometra larg qytetit të vogël Shën Kataldi (San Kataldo).
Mirëpo, autoritetet e rendit dhe sigurisë dështuan të arrestonin tre personat që udhëtuan me gomone, që u larguan sapo panë që u zbuluan dhe e braktisën drogën.
Mjeti lundrues u prit në tokën italiane nga një furgon ku do të ngarkohej lënda narkotike, por policia bllokoi gjithçka.
Gazeta “quotidianodipuglia.it” shkruante se në furgon u gjet një aparat telefoni celular me mesazhe të shkruara në gjuhën shqipe.
Marihuana u hodh në det nga transportuesit në zonën e qyteteve të vegjël Torra Kiança dhe Fregole (Torre Chianca, Fregole) në Kaza Simini (Case Simini).
Autoritetet nisën hetimin për ngjarjen për zbulimin dhe kapjen e bartësve të drogës dhe të pritësve të saj.