Për çdo vit, World Justise Project vëzhgon 99 shtete nga globi për të gjeneruar Indeksin e Sundimit të Ligjit. Ky indeks përdoret nga analistët e këtyre vendeve për të gërmuar më thellë në problemet e shteteve respektive. Në vijim po paraqesin indeksin për këtë vit për top 10 vendet ku triumfon sundimi i ligjit.
10. Singapori
Në rang global, Singapori renditet në vendin e 10. Rankohet më mirë në rendin dhe sigurinë, drejtësinë ndaj kriminelëve dhe korrupsionit. Kur të anketuarit i pyetën nëse ndihen të sigurtë kur shkojnë në shtëpi, rreth 94% e tyre u përgjigjën me “po”.
9. Gjermania
Gjermania raknkohet më shumë në të drejtat civile dhe në reduktimin e fuqisë së Qeverisë. Në çështjet e korrupsionit, 59% e gjermanëve thonë se zyrtarët duhet të ndiqen penalisht e të futen në burg për krime kundër shtetit. Asnjë gjerman nuk e sheh si një problem mitëdhënjen në këtë shtet.
8. Australia
Australia rankohet më mirë në çështjet që lidhen me mirëqeverisjen, me rregullatorët ligjorë pro mjedisit dhe me sistemin “chek and balance”. Për shembull, kur të anketuarit u pyetën se çfarë do te bënte një kompani nëse ka shkelur ligjet ambjentale, 66% e tyre u përgjigjën se kompania duhet t’i nënshtrohet ligjit vullnetarisht ose t’i përgjigjet urdhërit të Gjykatës.
7. Austria
Austria rankohet mirë në të drejtat themelore dhe në sistemin e drejtësisë penale. Në të 12 pyetjet që iu bënë të anketuarve për përqindjen e krimeve, përgjithësisht përgjigjet ishin më shumë optimiste se vendet e tjera të Evrpopës Perëndimore dhe Amerikës së Veriut.
6. Zelanda e Re
Të pyetur nëse mund të kërkonin të aksesonin informacione në agjencitë qeveritare, 100% e neozelandezëve u përgjigjën me “po”.
5. Hollanda
Kur hollandezët u pyetën të thonin një numër nga 1 deri në 10 për korrupsionin e gjyqtarëve, thuajse të gjithë u përgjigjën se korrupsioni është 0.
4. Finlanda
Sipas finlandezëve, korrupsioni dhe shteti i së drejtës nuk përbën problem, dhe se policia i resurset e mjaftueshme për të kapur keqbërësit.
3. Suedia
Suedia në aspektin e përgjithshëm rankohet në vendin e tretë, por përsa i përket të drejtave të njeriut renditet në vendin e parë. Mbi 86% e finlandezëve thanë se të gjitha komunitetet fetare mundet të festojnë e të shprehin lirshëm besimin në publik, dhe se çdo media është e lirë të thotë opinionin e saj kundër qeveritarëve dhe atyre që qeverisin, pa asnjë lloj frike.
2. Norvegjia
Norvegjia globalisht renditet e dyta, por në çështjet e qeverisë së hapur, drejtësisë civile dhe ligjit renditet në vendin e parë. Të pyeturit u përgjigjën unanimisht, se qeveria është e gatshme të japë çdo lloj informacioni që mund të kërkohet, madje edhe më shumë se qeveritë lokale.
1. Danimarka
Danimarka zë vendin e parë në përgjithësi, por zë vendin e parë edhe në çështjet që lidhen me shtrëngimin e fuqisë së Ekzekutivit dhe mungesën totale të korrupsionit. 70% e të anketuarve thanë se qeveritarët e nivelit të lartë do ndëshkohen në çdo moment me gjoba apo me burg nëse abuzojnë.
Tags
Kuriozitete