SHBA mbështesin sulmet ajrore të Turqisë ndaj ISIS

SHBA mbështesin sulmet ajrore të Turqisë ndaj ISIS
Shtetet e Bashkuara po e mbështesin ofensivën ajrore dhe me artileri që ka nisur Turqia në dy drejtime, kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe ndaj rebelëve kurdë në Irak.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se fillimi i ofensivës kundër objektivave terroriste ishte e drejtë e Ankarasë, përfshirë goditjen ndaj Partisë Punëtore të Kurdistanit, PKK, të premten gjatë natës në Irakun verior. Kjo është ofensiva e parë kundër grupit të ndaluar me ligj në Turqi, që nga shpallja e marrëveshjes së paqes më 2013.

TurqIa ka kërkuar një takim të posaçëm të martën të vendeve anëtare të NATO-s, për të diskutuar mbi shqetësimet e sigurisë.

Aleanca tha se takimi ishte kërkuar “bazuar tek serioziteti i siutatës pas sulmeve terroriste gjatë ditëve të fundit.”

PKK tha se marrëveshja e paqes me Ankaranë kishte humbur tërësisht kuptimin pas sulmeve ajrore të Turqisë..
Previous Post Next Post