Shëngjin-Brindizi, rikthehet pas 8 vjetësh linja e munguar


Pas 8 vitesh ndërprerjeje në Shëngjin rikthet linja e tragetit Shëngjin-Brindizi.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta si dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto përuruan të dielën linjën e e tragetit, ndërsa e konsideruan atë si një portë mjaft të rëndësishme për veriun.

Në këtë port, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka investuar për ndërtimin e hyrjes së re të Portit dhe zyrave të sigurisë rreth 26 milionë lekë, investim ky prej të adhurave të buxhetit të shtetit.

Ky port, sipas ministrit Haxhinasto, ka nje kapacitet prej 1 miljon ton në vit. Në Shëngjin së shpejti pritet të nisë edhe ndërtimi i Portit të Jahteve, një investim ky austriako-slloven.

Brenda këtij sezoni turistik synohet të vihet në funksion dhe linja e pasagjerëve Bari-Shëngjin, çka do ta kthejë Shëngjinin në një port të rëndësishëm, jo vetëm për mallrat por edhe për pasagjerët e gjithçka tjetër .
Previous Post Next Post