Kumarxhinjtë patologjik "shohin" modele që praktikisht janë jashtëzakonisht të rralla dhe nuk janë me të vërtetë atje, në atë shkallë, saqë kanë dëshirë të madhe për të vendosur para mbi këtë iluzion jo të rastësishëm. Kjo gjë u konfirmua nga Wolfgang Gaissmaier i Universitetit Konstanz në Gjermani dhe Andrea Wilke i Clarkson University në SHBA, udhëheqës të studimit Springer's Journal of Gambling Studies, i cili hedh dritë se përse disa njerëz janë kumarxjinjë, dhe të tjerë nuk janë të tillë.
Skuadra e Gaissmaier dhe Wilke u fokusua mbi probabilitetin e rastësisë së zgjedhjeve anormale që lidhen me modelet iluzive perceptuese. Në një laborator, studiuesit krahasuan sjelljet e 91 kumarxhinjve të afirmuar me sjelljet e 70 pjesëtarëve të tjerë të këtij komuniteti. Pjesëmarrësve iu tregua një fotografi e një kazinoje dhe dy aparate bixhozi, dhe ata duhet të parashikonin pas shumë provash se ku mund të fitohej më mirë, në aparatin e djathtë, apo atë të majtë. Probabiliteti për të fituar ishte më i madh në njërin aparat (me 67%), ndërsa në aparatin tjetër ishte më i vogël (me 33%), ndërsa rendi i fitimit ishte totalisht rastësorë.
Gjëja më e mirë që dikush mund të bëjë në këtë rast është që t'i vërë paratë në makinën më të mirë, e cila ka një pritshmëri fitimi prej 67%. Sidoqoftë, shumë njerëz u bazuan në fitimet e mundshme bazuar në probabilitet - në rastin më të mirë, ata i vendosnin lekët në makinën më të mirë(67%), ndërsa në rastin më të keq, i vendosnin lekët në aparatin më të keq (33%). Një probabilitet i tillë prodhon një pritshmëri fitimi prej 55.6%. Studime të tjera kanë treguar se një perceptim iluziv modeli në sekuenca të rrala ndikon në probabilitetin e zgjedhjes: Njerëzit kanë perceptimin e gabuar, sikur ata "dinë" se në cilin rast duhet t'i venë paratë në makinën që do japë fitim - që sigurisht është e pamundur në këtë rast të rendit rastësore, pasi është e pamundur të parashikohet se kur do jetë momenti, kur një aparat do japë fitim.
Rezultatet treguan që kumarxhinjtë ishin më shumë të prirur në probabilitetin e koordinimit të zgjedhjes, duke i udhëhequr kështu ata në perceptimin e modeleve iluzive. Kumarxhinjtë shënuan më pak pikë në detyrat konjitive reflektive, të cilat masin impulsivitetin. Atyre iu bë pyetja: "Kostoja e një shkopi dhe një topi është 1.10 dollarë. Shkopi kushton 1 dollarë më shumë se topi. Sa kushton topi?" Përgjigjja 10 cent, u vinde përnjëherë në mendje, ndërsa përgjigjja e saktë që është 5 cent, kërkon më shumë mendim. Kjo do të thotë se personi ka nevojë t'i rezistojë impulseve për t'i vënë paratë në përgjigjen intuitive, por të gabuar, ndërsa kumarxhinjtë ishin më pak të aftë për ta bërë një gjë të tillë.
Njerëzit përgjithësisht janë të aftë për të pikasur modelet e dhëna. Sidoqoftë, për shkak të efektit anësorë të sjelljes, ata bien preh e të parit të modeleve iluzive. Ndoshta çdokush që ka luajtur në ruletë të paktën një herë, e njeh gabimin e të ndjerit që e "kuqja" duhet të bjerë pasi të ketë rënë pesë herë e "zeza". Por gjithsesi, për kumarxhinjtë duket se ky është një problem i shprehur. "Rezultatet tonasugjerojnë që bixhosçinjtë kanë më shumë të ngjarë t'i vendosin impulsivisht paratë mbi modelet iluzive," thotë Gaissmaier. "Ata janë totalisht të prirur të pranojnë modelet e ngjarjeve rastësore, si për shembull, jo rastësinë./ScienceDaily/

Tags
Shkencë