Nga Arben Llalla |
Vangjel Dule është politikani i parë i lartë që ka vizituar zyrtarisht Rusinë. Ne, duam të dimë nëse Vangjel Dule diskutojë me deputetët rus për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe paqen në Ukrainë? Meqenëse ju dha rasti të qëndronte disa ditë në Rusi dhe të kishte takime me krerët më të lartë të këtij shteti. Mos vallë z.Dule ka qenë në biseda informative me agjentët rusë për deri sa flitet kohëve të fundit në media se ka rrjedhje të informacioneve sekrete nga Shqipëria në drejtim të Rusisë?
Çfarë do të thotë tani nëpër TV, Vangjel Dule se nuk kam qenë në Rusi sot por para disa kohëve? Unë e garantoj lexuesin se Vangjel Dule ka qenë në Rusi gjatë mandatit si nënkryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe jo si deputet i PBDNJ, por si deputet shqiptar, duke përfaqësuar shqiptarët dhe jo minoritarët grek. Nëse unë gënjej, atëherë Vangjel Dule le t'i drejtohet Gjykatës. (@Arben Llalla
Tags
Opinion