Shkopi është më i fuqishëm se karrota kur vjen puna për të ndryshuar sjelljen e njerëzve, por duhet të jetë shkop i vogël, thekson një studim i ri.
Në këtë studim u krahasuan efektet e ndëshkimit (shkopit) me ato të shpërblimit (karrotës), për të parë se cila funksionon më mirë.
Psikologët gjetën që ndikimi i ndëshkimit rezultoi dy herë më i madh se ai i shpërblimit.
Dr Jan Kubanek, autori i parë i studimit, shpjegon:
"...fidbekët negativ mund të jenë më efektiv se ato pozitivë kur vjen puna për ndryshimin e sjelljes. Studimi ynë tregoi që ndëshkimi nuk duhet të jetë i rreptë, derisa ne si njerëz priremi të reagojmë në të njëjtën mënyrë ndaj çdo fidbeku. Nga ana tjetër, shpërblimet, kanë më pak impakt që lidhet me kërcënimin e jetës."
Në studim u përfshinë njerëz që bënin një punë të caktuar, për të cilën u shpërblenin dhe u ndëshkonin periodikisht.
Shpërblimet dhe ndëshkimet ishin të vogla, nga 5 në 25 cent. Më pas studiuesit panë se si shpërblimi dhe ndëshkimi ndikonin në sjellje.
Ata gjetën që shpërblimi e inkurajonte ndryshimin e sjelljes. Por sidoqoftë, niveli i inkurajimit ishte relativisht i vogël në krahasim me efektet e dekurajimit nga ndëshkimi. Dr. Kubanek thekson: "Objektivisht, do të mendoje se të fituarit e 25 centëve do të kishin të njëjtën nivel efekti me të humburit e 25 centëve, por nuk është kjo ajo çfarë zbuluam."
Nga ana tjetër, Prof. Richard A. Abrams, një tjetër autor i studimit, thekson: "Pyetja se si shpërblimet dhe ndëshkimet ndikojnë në sjelljen tonë ka munduar për më shumë se 100 vjet psikologët. Vështirësia konstaton në efektet e detyrave të sajuara, në mënyrë që të shqyrtohet objektivisht një pyetje. Ne përdorim qasje të thjeshtë, e cila nxjerr në pah ndryshime dramatike në mënyrën se si njerëzit i përgjigjen tipeve të ndryshme të fidbekut."
Gjithsesi, në këtë studim duhet bërë kujdes që, fidbeku i vazhdueshëm negativ ka të gjitha efektet negative të mundshme, të cilat nuk janë analizuar në këtë studim.
Shembulli më i thjeshtë është se: Njerëzit do t'ju urrejnë.
Por nga ana tjetër, ky studim na kujton se fidbeku negativ, ndonjëherë mund të jetë efektiv, kur përdoret në mënyrën e duhur./Cognition/

Tags
lidership