Kjo është vizita e parë e kryeministrit serb në shtetin shqiptar. Ai fillimisht do të takohet me homologun e tij nga Tirana, Edi Rama.
Kjo vizitë është cilësuar e rëndësishme nga të dyja shtetet, kryeministrat e të cilëve kanë thënë se është e rëndësishme që të dy vendet të thellojnë bashkëpunimin.
Edi Rama, ka thënë se vendi i tij do që të thellojë bashkëpunimin me Serbinë dhe të avancojnë së bashku në rrugën e paqes, bashkëpunimit dhe integrimit në Bashkimin Evropian.
Rama gjithashtu ka thënë se Shqipëria dhe Serbia mund të bëjnë për Ballkanin atë që kanë bërë Franca dhe Gjermania për Evropën pas Luftës së Dytë Botërore.
Duke folur për gazetën serbe “Danas”, Rama ka thënë se gjatë vizitës së Vuçiqit, për herë të parë, në përputhje me protokollin shtetëror, do të ngrihet flamuri i Serbisë dhe do të intonohet himni serb.
Sa i përket kryeministrit serb, siç kanë raportuar mediat serbe, ai ka thënë se kjo vizitë është e rëndësishme për përmirësimin e marrëdhënieve në rajon.
“Është e rëndësishme që të investojmë në paqen dhe stabilitetin e rajonit, që të mos na ndodhë ajo që ka ndodhur në Kumanovë”, ka thënë Vuçiq.
Vizitës së zotit Vuçiq në Tiranë i paraprijnë dy vizita të zotit Rama në Beograd.
Vizita e parë qe bërë më 10 nëntor të vitit të kaluar dhe takimi kishte përfunduar me përplasje midis dy kryeministrave për çështjen e Kosovës.
Rama, gjatë kësaj vizite në Beograd e cila fillimisht ishte cilësuar si historike për shkak se kishte shënuar vizitën e parë të një udhëheqësi shqiptar në Serbi që prej 68 vjetësh, në konferencën e përbashkët kishte thënë se “realiteti është një dhe i pandryshueshëm: Kosova e pavarur dhe e njohur deri më tash nga 108 vende të ndryshme të botës dhe e mbështetur nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë".
Kryeministri serb, Vuçiq, pati theksuar se është ndjerë i provokuar rëndë nga kryeministri shqiptar, për shkak të deklaratave të tij.
“Unë nuk e di se çfarë lidhjesh ka ai me Kosovën. Më duhet t’i përgjigjem atij, se nuk do t’i lejoj askujt që ta poshtërojë Serbinë në Beograd", kishte thënë ai.
Vizita e dytë ishte realizuar më 17 dhjetor të vitit 2014, në kuadër të punimeve të samitit të të Tretë të Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që kishte në agjendë bashkëpunimin ekonomik.