Humbet Shpresat, gruaja e Schumacher shet sërish prona të familjes

Humbet Shpresat, gruaja e Schumacher shet sërish prona të familjes
Bashkëshortja e ish – kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, ka shitur xhetin me vlerë 25 milionë paundë dhe shtëpinë e pushimeve të familjes, ndërsa deklaroi se bashkëshorti i saj nuk do të rikuperohet kurrë plotësisht nga dëmtimet e marra në tru.

Britanikja Dailymail, duke iu referuar mediave gjermane, shkruan se Corinna beson se Schumacher nuk do të mund të rikuperohet deri në atë pikë sa t’i shijojë këto pasuri të familjes, ndaj dhe bashkëshortja e ish – pilotit ka marrë vendimin t’i shesë ato.

Pas aksidentit në ski të ndodhur në Alpet e Francës në 2013 – ën, 7 herë kampioni i botës, qëndroi në koma për disa muaj dhe aktualisht ndodhet në shtëpinë e tij në Gland të Zvicrës.

Mjekët thonë se 46 – vjeçari ka bërë shumë pak progres. Ai nuk mund të lëvizë apo të flasë dhe është gjatë gjithë kohës nën kujdesin e një grupi specialistësh.

Michael Schumacher konsiderohet si një ndër pilotët më të suksesshëm të Formula 1, duke fituar 7 herë titullin kampion bote, më shumë se çdo pilot tjetër në histori.
Previous Post Next Post