Nga Traci Pedersen |
Tani, a mbështeten opinionet tuaja nga eksperienca? Me fjalë të tjera, nëse ndiheni që keni karakter të fortë, a ju duket që kjo mbështetet nga eksperienca juaj shoqërore? A ju besojnë njerëzit? A vijnë tek ju për ndihmë për problemet e tyre?
Kur vetëvlerësimi juaj i përgjigjet mënyrës se si ju mendoni që bota ju sheh, psikologët do të thonin që keni një nivel të lartë të "vetëqartësisë". Kur këto elemente nuk përputhen, nëse ju keni mendime negative për veten por të tjerët thonë që jeni të mrekullueshëm, psikologët do ju thonë se keni "vetëqartësim" të ulët.
Pra, pse është i rëndësishëm vetëqartësimi? Sipas shumë psikologëve, vetëqartësimi i lartë lidhet me rregullime më të mira psikologjike, me nivel të ulët neuroticizmi, performancë më të fortë akademike dhe me gjasa të pakta për t'iu përgjigjur dështimeve me inat dhe agresion.
Studime të hershme kanë gjetur që niveli i lartë i "vetëqartësisë" lidhet me nivel më të lartë të vetëqartësisë. Kjo gjë ka lidhje logjike, pasi ata që ndihem mirë rreth vetes së tyre, përgjithësisht kanë një sens më të qartë të asaj se cilët janë.
Në një studim të ri të universitetit të Bufalos, SHBA, dolën në pah disa gjetje interesante. Ata donin të krahasonin vetëvlerësimin dhe vetëqartësinë tek njerëzit, pasi këta të fundit kishin marrë reagime të shumta nga përvoja familjare në fëmijëri.
Gjetjet nxorrën në pah që njerëzit me vetëvlerësim të lartë, të cilët vinin nga ambjente familjare negative, kishin vetëqartësim të ulët; ata me vetëvlerësim të ulët, të cilët vinin nga ambjente familjare negative, kishin vetëqartësim më të lartë. Ndërsa njerëzit që vinin nga familje pozitive, të cilët kishin vetëvlerësim të ulët, ishin më të prirur të kishin vetëvlerësim të ulët.
Pra, në përgjithësi, kur vetëvlerësimi i një personi i përgjigjet ambjentit familjarë të hershëm të tij, kjo bën që ky person të konfirmojë idenë për veten e tij (e mirë apo e keqe), dhe kjo shpie në vetëqartësim më të lartë.
"Nëse mendoj se jam një person i mirë dhe kam pritshmëri pozitive. Mendoj se do më ndodhin gjëra të mira. Kështu që mendoj se kur të më ndodhin, kjo ka sens," thotë bashkëautori i studimit Mark Seery, profesor psikologjie në UB, SHBA.
"Por, nëse keni vetëvlerësim të ulët, promovimi në detyrë apo propozimet dashurore që mund t'ju bëjë dikush, këto gjëra bëjnë të ndiheni mirë."
"Këto rezultate tregojnë se sa e rëndësishme është lidhja logjike për njerëzit," thotë Seery. "Kemi një motiv të fortë logjik për të pasur pritshmëri dhe për të gjetur lidhejt logjike në jetët tona. Përfshin veten tonë dhe se si ne lidhemi me botën, dhe kjo mund të shpie në disa gjetje kundërintuitive, si këto në këtë studim."
Pra, çfarë mund të përfitojmë nga ky studim? Sigurist, të pasurit nivel më të lartë të vetëqartësisë, sepse pikëpamjet negative tuaja janë të ndikuara nga ambjenti juaj negativ i shtëpisë dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Në fakt, kjo lloj situateështë absolutisht përcaktuese në aspektin e mirëqenies.
Këto gjetje na ndihmojnë të kuptojmë nocionin që, ndërsa punojmë për të rritur vetëvlerësimin, në të njëjtën kohë duhet të rrethohemi nga njerëz që na mbështesin dhe kanë besim tek ne. Kjo do të rezultonte në më shumë pozitivitet dhe në një vetëqartësim më të lartë, çfarë është diçka e mirë për shëndetin dhe shpirtin.
Si mund ta bëjmë një gjë të tillë? Së pari, duhet të përpiqemi që të ndërtojmë vetëvlerësimin mbi baza ditore. Për shembull, kur të keni një mendim negativ për veten tuaj, shkruajeni në një letër. Më pas, shkruani të kundërtën e saj - shkruajini vetes një mesazh pozitiv. Për shembull, nëse mendoni "Unë nuk jam i/e mirë në asgjë. Nuk jam i/e suksesshëm," shkruani të kundërtën, "Jam madhështore...Jam i/e aftë për suksese të mëdha. Zhgarravitini mesazhet negative dhe filloni të shkruani mesazhe pozitive për çdo ditë.
Ndërsa punoni mbi vetëvlerësimin tuaj, përpiquni të rrethoheni nga njerëz që ju mbështesin dhe kanë besim tek ju. Ndërsa vetëvlerësimi dhe vetëqartësimi juaj fillon të ngjitet në nivele të shëndetshme, do filloni të ndjeni ndryshimin në të gjthë qenien dhe perspektivën tuaj. Nuk ka zgjidhje tjetër kur bëhet fjalë për suksesin, përveç ndjekjes së tij.
Tags
psikologji