PwC nxorri së fundi një raport prej 30 faqesh të quajtur "E ardhmja e Punës - Një udhëtim drejt 2022, " i cili praktikisht është shumë mbresëlënës. Sigurisht që i gjithë raporti ishte i rëndësishëm, por më i rëndësishëm ishte koncepti i "tre botëve të punës". Këto tre botë u specifikuan si: Bota blu, bota portokalli, dhe bota e gjelbërt. Mund të shihen edhe në grafikun e mëposhtëm.
Bota blu
Në këtë skenarë sundon "kapitalizmi i kompanive të mëdha", qëllimi dhe synimet kryesore të bizneseve është fokusimi tek fitimi, të ardhurat dhe rritja e kapitalit, diçka shumë e ngjashme me fokusin e kompanive të sotme. Duke lexuar këtë raport mendova menjëherë lëvizjen e parë, Robotët dhe Raportet ku këta organizata masive sundojnë botën dhe fokusohen tek të dhënat, politikat dhe rregullat. Në këto lloj organizatash performanca individuale e sfumon skuadrën dhe super të aftët i ngjisin shkallët më shpejt se askush tjetër. Këto organizata janë preçize, të udhëhequra nga të dhënat dhe performanca.
Bota e gjelbër
Këtu shohim një botë ku sipërmarrësit dhe klientët ndryshojnë me të njëjtën shpejtësi. Kompanitë janë shumë të fokusuara tek qëndrueshmëria dhe mirëqenia. Këto organizata nuk i shkojnë nga pas të ardhurave dhe kapitalit, por besojnë në ndryshimin e botës dhe të pasurit një ndikim pozitiv në shoqëri dhe në mjedis. Punë elastike dhe orare të pranueshme pune, nga 5 në 9 orë. Këto organizata investojnë shumë në bashkëpunimin me teknologjinë dhe në zgjidhjen e problemeve përmes konferencave, për të shmangur udhëtimin e punonjëse. Bashkëpunimi dhe bashkëkrijimi përqafohet masivisht nga këto organizata duke ndërvepruar me klientët, partnerët, punonjësit dhe të tjera shërbime të rëndësishme.
Bota portokalli
Në këtë botë "gjëja madhe, është e keqe për bizneset." Qëllimi që i udhëheq këto organizata është elasticiteti dhe reduktimi i kostos. Në vend që këto organizata të bëhen më të mëdha, ato fokusohen në mekanizmin e rrjeteve. Në këtë skenarë, profesionistët e lirë dhe sipërmarrësit e dominojnë ambjentin e punësimit dhe kompanitë ndahen në entitete më të vogla, në mënyrë që t'i përshtaten sa më shpejt kësaj bote në ndryshim ku jetojmë dhe punojmë.
Pra, cila botë është më e mira dhe cila ka mundësi më të mëdha për të ndodhur?
Nga tre botët e përmendura më sipër, mendoj dhe shpresoj se bota blu do fillojë të zhduket e të zëvendësohet nga bota gjelbërt dhe portokalli. Organizatat e mëdha e kanë të vështirë të përshtaten me ndryshimet e kësaj bota që na shohin sytë, gjë që shpjegohet me faktin se shumë organizata në rënje po zëvendësojnë "trashëgiminë" e organizatës. Përfshirja e komunitetit, qëndrueshmëria dhe fokusimi tek prosperiteti, në vend të fokusimit tek përfitimet, po fillojnë të bëhen njësitë e reja matëse të suksesit. Jo vetëm kjo, por shumica e kompanive me të cilat unë kontaktoj, po planifikojnë të rrisin kontigjentet e fuqisë punëtore dhe ekonomia e profesioneve të lira po lulëzon.
Në cilën nga këto tre botë do të preferoje të jetoje dhe të punoje?/Jacob Morgan - Forbes/.

Tags
lidership