Psikologët mund t'manipulojnë Zgjedhjet Morale të njerëzve duke u analizuar sytë

 Aty se ku bëjmë një shikim të ngulët, na tradhëton në atë çfarë mendojmë. Për shembull, nëse njerëzit duhet të zgjedhin një nga dy ëmbëlsirat e dhëna, ata zgjedhin alternativën mbi të ciliën ia kanë ngulus sytë për më sumë kohë. Një studim i fundit u thellua shumë në këtë proçes dhe shtron një pyetjen: a mos drejtimi i shikimit lidhet me zgjedhjet morale, dhe influencon mbi këto zgjedhje?


Studiuesit ua analizuan sytë 20 studentëve dhe më pas ata bënë një sërë gjykimesh morale. Në çdo eksperiment, studentët dëgjuan një deklaratë për kufjet, dhe më pas iu paraqitën dy opsione në çdonjërën anë të ekranit të kompjuterit - detyra e studentëve ishte që thjeshtë të shtypnin njërin buton, atë alternativë të cilën ata e besonin me të vërtetë. Studentëve u tha që do të promovohen për të marrë këtë vendim, pasi të ketë kaluar njëfarë kohe.

Daniel Richardson dhe kolegët e tij gjetën që, nëse studentët do t'u manipulonin të bënin një zgjedhje pasi të kenë parë një nga opsionet për të paktën 0.75 sekonda, atëherë kishte më tepër të ngjarë që studentët mund të zgjidhnin atë opsion, të cilit ia kishin ngulur sytë për më pak kohë. Ky fakt përforcon studimet e hershme, të cilat tregonin se njerëzit priren t'i ngulin sytë më shumë tek opsioni i preferuar i tyre, madje edhe kur peshojnë zgjedhjet morale. Të pyetur më vonë, studentët nuk ishin në dijeni të lidhjes mes kohës së përcaktuar për të përzgjedhur një opsion dhe drejtimit të vështrimit të tyre të tyre.

Në eksperimentin e dytë, studiuesit donin të shihnin nëse shikimi mund të ndikojë në zgjedhjet morale të njerëzve. Studiuesit në çdo etapë të eksperimentit zgjodhën ato opsione që dëshironin studentët dhe u munduan të ndikojnë tek ata për të manipuluar zgjedhjen e tyre. Për të bërë këtë, ata pritën çdo student të shihet për të paktën 0.75 sekonda opsionin që kishin si synim (dhe të paktën 0.25 sekonda në opsionin që nuk kishin synim), dhe më pas u nxitën nga studiuesit që të merrnin vendimin. Në vazhdim të eksperimentit, studentët zgjidhnin gjithnjë e më shpesh atë opsion që donin studiuesit (rreth 58.2 % të kohës manipulimi funksionoi). Analizat e mëtejshme treguan që pjesëmarrësit ishin më shumë të prirur të merrnin një vendim mbi opsionin që kishin parë për një kohë më të gjatë.

"Kjo do të thotë që, duke ditur se kur studentët po shohin alternativën e tyre, kjo na jep shumë informacione për të ndryshuar kursin e vendimeve të tyre," theksojnë studiuesit.

Kur studentët zgjidhnin opsionin e përcaktuar, ata ishin të prirur që ta bënin më me shpejtësi zgjedhjen e tyre dhe kishin më tepër vetëbesim. Kjo përforcon idenë që drejtimi i vështrimit të ngulët është disi i lidhur, dhe reflekton, procesin e pazbuluar të vendimarrjes, që do të thotë se është më e lehtë për të marrë vendime mbi opsionin ku ngulen sytë (në rastin tonë për mbi 0.75 sekonda). Duke ndërhyrë në këtë proces dhe duke manipuluar kohën e vendimmarrjes së një personi, këto gjetje sugjerojnë se është e mundur të influencohen gjykimet e njerëzve, madje edhe kur kanë të bëjnë me zgjedhje të rëndësishme morale.

"Megjithëse vendimet morale mund të jenë të lehta për t'u debatuar pas faktit, ato bëhen gjithashtu në moment. Ne zbuluam që koha precise e këtyre momenteve mund të përbëjë një ndikim të madh mbi zgjedhjet që ne bëjmë," thekson më tej studimi./digest/
Previous Post Next Post