Prokuroria e Përgjithshme njoftoi sot se ka vendosur nisjen e hetimeve ndaj ish ministrit të Financave Ridvan Bode pas denoncimit të bërë ndaj tij nga Inspektoriati i Lartë i Verifikimit të Pasurisë
Sipas inspektoriatit, zoti Bode nuk i është përgjigjur kërkesave për të dhënë shpjegime për një pjesë të pasurisë së tij e cila sipas asaj që është publikuar në shtyp kap vlerat e disa qindra mijëra eurove.
Prokuroria njoftoi se “vlerëson se është e nevojshme kryerja e veprimeve hetimore për të vërtetuar nëse ekzistojnë elementë të veprës penale për të cilën është kallëzuar”, ish ministri i Financave.
Nga ana e tij zoti Bode ka hedhur poshtë pretendimet e Inspektoriatit duke deklaruar se nuk ka marrë asnjë kërkesë dhe se ka kryer të gjitha veprimet konform ligjit. Sic dhe kishte paralajmëruar, ai ka bërë kallëzim ndaj Inspektoriatit për shpifje. Ndërsa partia demokratike e cilësoi një sulm politik ndaj opozitës, vendimin e Inspektoriatit.
Tags
Politikë