Besimtarët katolikë kremtojnë këtë të diel Pashkët, momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera, që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit, ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, 3 ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Top Channel, me këtë rast uron të gjithë besimtarët katolikë në këtë ditë të shënuar. Pak minuta pas mesnatës, në kishat katolike të të gjithë vendit, por edhe në Kosovë, Maqedoni e Malin e Zi, besimtarët katolikë shqiptarë kanë ndjekur meshën e shenjtë të Pashkëve.
Në Tiranë, gjatë mesnatës në Katedralen e Shën Palit, klerikët e lartë të Kishës Katolike, në praninë e qindra besimtarëve, mbajtën meshën tradicionale, një prej më të rëndësishmeve në kalendarin e fesë katolike.
Tags
Kulture