Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i ka kërkuar presidentit të vendit, Bujar Nishani pezullimin e gjyqtarit të Kavajës, Osman Aliu. Gjyqtari Aliu është marrë i pandehur nga Prokuroria e Tiranës me akuzën e fshehjes së pasurisë.
Sipas akuzës, Aliu ka kryer 41 transferta jashtë vendit nëpërmjet agjencive të transfertave në Kavajë e Durrës, veprime të cilat nuk i ka pasqyruar asnjëherë në deklaratat e tij të pasurisë.