Dy punonjës të policisë në pikën kufitare të Kakavijës përfunduan në pranga pas denoncimit të transmetuar të hënën nga emisioni “Fiks Fare”.
Të arrestuarit janë efektivët Veziko Bejko dhe Ylli Hoxha. Ata akuzohen për marrje ryshfeti në të paktën tre raste ndaj qytetarëve shqiptarë, në këmbim të lejimit për të kaluar kufirin.
Në njoftimin e shpërndarë nga Ministria e Brendshme thuhet se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme u vu në lëvizje pas transmetimit të pamjeve filmike në “Fiks Fare”.
“SHÇB ka vërtetuar dhe dokumentuar ligjërisht se punonjësit e Policisë Veziko Bejko dhe Ylli Hoxha, kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të kryer nga persona të cilët ushtrojnë funksione publike”, thuhet në deklaratën e MB.
Dyshohet se Ylli Hoxha, me detyrë kontrollor dhe përgjegjësja e turnit Veziko Bejko, me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash në këmbim të lejimit të kalimit të paligjshëm të kufirit të 3 shtetasve drejt Greqisë, pasi këta të fundit kishin mangësi në dokumentacion për të udhëtuar në zonën Shengen.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila urdhëroi ndalimin e 2 punonjësve të policisë.
Gjithashtu, Policia e Shtetit ka përjashtuar dy punonjësit për shkelje të rënda të detyrës./Shqip/