Mund të jetë dikush që bëhet miljarder, president, kryeministër apo ngjit malin Everest, por të gjithë ne ëndërrojmë që një ditë të bëjmë diçka bresëlënëse në jetën tonë.
Ekziston një ndryshim i madh mes të pasurit një ëndërr, dhe të jetuarit të saj. Në disa raste, kur kuptojmë vërtetë qëllimin e jetës tuaj, ky qëllim mund të na duket më pak entuziast dhe i plogësht, madje mund të na duket edhe si një makth i llahtarshëm.
1. Fitimi i llotarisë do të thithë lumturinë e jetës suajLlotaria ka kaq pak mundës që të fitohet, saqë shpesh vënja e një lotarie quhet punë e budallenjve. Pavarësisht kësaj, miliona njerëz luajnë për të shpresuar biletën e artë. Në fakt, kemi disa lajme të këqija për ata që merren me biletat e llotos. Fitimi i biletës së artë mund të rrënojë kapacitetet për të marrë kënaqësi nga jeta.
Në një studim të vitit 1970, psikologët intervistuan fituesit dhe jo fituesit e llotarisë së Ilinoisit, SHBA, dhe zbuluan që, fituesit nuk ishin konsiderueshëm më të lumtur se jo fituesit. Fituesit e kishin të vështirë të gjenin kënaqësinë në përditshmëri. Sipas studimit, fituesit merrnin pak kënaqësi kur bisedonin me një mik, kur merrnin ndonjë kompliment apo kur lexonin ndonjë gazetë.
Sipas NBC-së, kjo mund të ndodhë për shkak se llotaria e zhvendos më tej nivelin bazë të lumturisë. Na duhen emocione të vazhdueshme rrëqethëse për të ndjerë njëfarë lumturie. Në të njëjtën kohë, kur fitorja nuk na bën kaq të lumtur sa do shpresonim, kjo na bën të ndihemi të depresionuar.
2. Udhëtimi jashtë shtetit mund të shkatërrojë familjen
Ashtu si edhe llotaria, udhëtimi jashtë shtetit është një ëndërr reale. Miliona njerëz migrojnë dhe emigrojnë për çdo vit, dhe e quajnë këtë si zgjedhjen më të mirë të jetës së tyre. Ndërsa të tjerë e quajnë një makth të vërtetë.
Udhëtimi drejt një kulture tjetër mund të rrezikojë martesën. Po të përkthehej në një film, kjo do ishte që, shtylla e familjes udhëton, ndërsa partneri tjetër qëndron në shtëpi, duke u stresuar nga të bërit shtëpijaken dhe duke u ndjerë e kotë. Por kur përfshihen edhe fëmijët, gjërat bëhen edhe më keq. Një studim i vitit 1990, zbuloi që rreth 40% e atyre që udhëtonin jashtë, u ndanë nga familjet e tyre pas një kohe të shkurtër, për shkak se nuk ishin në gjendje të përshtateshin.
3. Bërja e miliardave me biznesin tuaj mund t'ju shkaktojë depresion të rëndë
Në fund të viteve '90, një numër i madh miljarderësh, reaguan në mënyrë të pabesueshme ndaj suksesit të tyre, duke rënë nën depresion të rëndë. Megjithëse ekzistojnë një sërë teorishë se përse kjo gjë ndodh, ideja kryesore është se njerëzit kanë nevojë për një sens progresi në jetën e tyre. Kur ua heq këtë sens progresi, ata nisin të ndihen të padobishëm dhe të palumtur. Dhe nuk ekziston mënyrë më e mirë për të shkatërruar sensin e progresit të dikujt, se sa të bërit që ky peron të arrijë të gjitha objektivat e biznesit të tij, më parë se të ketë mbushur 30 vjeç.
Termi teknik i kësaj njihet si "sindroma e lodhjes nga pasuria", dhe përkthehet në bërjen e një jete në mërzitje e të izoluar. Shumë njerëz që bëhen të pasur nga bizneset e tyre, zhyten në plogështi. Ata e gjejnë veten të izoluar nga shoqëria, veç kolegëve të tyre miljarderë, duke u ndarë nga ish miqtë dhe anëtarët e familjes.
Mbase do të ishte më mirë që biznesi juaj të shkonte mirë në mënyrë të moderuar dhe të lëviznit gradualisht drejt qëllimit të radhës.
4. Jeta mund të degradojë, pas diplomimit
Ashtu si pikat e mësipërme të kësaj liste, diplomimi është një nga ëndërrat që gjithkush mund të arrijë. Është një hap i rëndësishëm në jetë, kur nga bankat e edukimit përballesh me jetën e vërtetë.
Për disa njerëz, kjo fazë shkon vërtetë shumë keq.
Depresioni pas diplomimit është një fenomen që ekziston prej dekadash. Në përgjithësi karakterizohet nga mungesa e përgjithme se çfarë të tjerët thonë, dhe shoqërohet me një ndjenjë sikur jeta nuk ka kuptim. Jashtë botës së studimeve, shumë të diplomuar zbulojnë shumë shpejt që universit nuk i intereson nëse ata do dështojnë apo do kenë sukses në jetën e tyre. Zhvendosja nga një vend ku ndihma nuk të mungon në asnjë moment, ku edhe lektorët më të vrazhdë pritet të dëgjojnë problemet tuaja, është një makth i vërtetë për shumë të sapodiplomuar.
Megjithëse nuk ekzistojnë statistika zyrtare për njerëzit që vuajnë pas diplomimit, një vëzhgim i britanikes " the Independent" gjeti që rreth 95% e studentëve besonin se është një fenomen që duhet bërë më shumë publik.
5. Shefët ekzekutiv mund të përjetojnë stres ekstrem
Keni hasur në një nga ato ditë kur politikat e kompanisë tuaj, ju duken kaq qesharake, saqë e dini që mund të bëni edhe më mirë? A keni menduar ndonjëherë, nëse ju promovojnë për t'u bërë shef ekzekutiv? Nëse po, ka të ngjarë të hasni në më shumë stres, nga sa mund të mbani.
Shumë shefë ekzekutiv jetonë jetë të dëshpëruara. Megjithëse psikopatia mund të jetë trajta më e turpshme e një shefi ekzekutiv të paguar mirë, tratat e tjera përfshijnë inatin ekstrem, frikën e paralizuar, dhe depresionin. Një studim nga vitet 1957 dhe 2004, gjeti që femrat ishin më të ekspozuara ndaj simptomave depresive kur ishin në pozicione drejtuese, se rolet poshtë tyre.
Drejtuesit e të dyja gjinive ndjehen vazhdimisht shumë të izoluar dhe nën presion. Në industrinë financiare, rezultati mund të jetë rraskapitja e skajshme, probleme serioze me shëndetin, madje edhe vetëvrasje. Mund të ndiheni të mërzitur teksa punoni në zyrën tuaj, por nëse lëvizne drejt pikës kulmore, mund të përballoheni me një kolaps total emocionesh.
Tags
psikologji