Inxhinjerët duket se bëjnë punën më të lumtur në botë, të ndjekur nga mësuesit dhe infermjeret, sipas një analize të bërë nga " the Guardian".
Interesant është fakti se nuk gjendet një lidhje mes pagave të larta dhe lumturisë; punë si kopshtarë, asistent personal dhe punëtorët e ndërtimit, pasuan tre punët më të lumtura.
Pra, a mund të bëjë të lumturë dikë, një punë?The Guardian pyeti punonjës që bëjnë punët më të lumtura në botë, dhe ja çfarë u zbulua.
1. Inxhinjeri
Çfarë të bën kaq të lumtur? "
Dizajnet e rinj që ofrojnë zgjidhje për problemet e industrisë dhe të parit me sytë e mi se si këto dizajne përkthehen në realitet komercial," thotë Stuart Berry, një inxhinjer i ri pranë Brandauer. "Kam shumë liri në përzgjedhjen e ideve të mija, kam akses në artin e teknologjisë shtetërore dhe po mësoj aftësi të reja mbi baza ditore.
"Po punoj në një fushë që i shkon përshtat hobeve të mija, kështu që më të shumtën e kohës, kjo që bëj nuk më duket si një punë," thotë Adam Clayton," një inxhinjer për testimin e pjesëve të luksit të makinave të manifakturuara . "Çdo ditë sjell sfida të reja, dhe kam kënaqësi kur shoh ose lexoj për një makinë me 5 yje, dhe e di që aty ndodhet edhe puna ime."
"Më pëlqen të punoj në skuadër," thotë Dr. Esther Hills, inxhinier pranë BP fuels. "Roli im kërkon nivel të lartë preçizioni dhe përqendrimi në detajet teknike, gjë që e shoh shumë shpërlblyese, dhe do të dojë të punoja në një sërë projektes inxhinjerike njëherësh. Çdo ditë ka diçka ndryshe për të bërë."
2. Mësuesi
Çfarë ju bën të lumtur?
Momentet magjike kur shoh fëmijët që bëjnë hapa përpara në mësime," thotë Karina Thompson, një mësuese pranë Greenleaf School. Për më tepër, puna me fëmijët të bën të ndjehesh e re. Ka shumë momente kënaqësie gjatë ditës, dhe e dua varjetetin e krijimtarive në punë - në mëngjes mund të jesh duke bërë dramë, duke pretenduar se je një superhero. Më pas demonstron aftësitë gjimnastike, më pas, mësimi tjetër është historia e vendit.
"Është shumë kënaqësi të punohet me të rinjtë," thotë Dougal Hand, drejtor i shkollës Emmanuel në Londër. "Ata kanë humor, përgjithësisht janë inteligjentë dhe duan ta bëjnë botën një vend më të mirë për të jetuar."
3. Infjermeria
Çfarë ju bën të lumtur?
"Kur ndjeheni se keni bërë ndryshimin e vërtetë mbi një pacient," thotë Joanne Upton, infermjere për kancerin e lëkurës në Clatterbridge Cancer Center, Merseyside. "Takohem me shumë njerëz të mrekullueshëm çdo ditë dhe pavarësisht se mund të duket si një klishe, ata janë me të vërtetë frymëzues."
"Për shumë arsye, njerëzit janë shumë të dëshpëruar dhe të pakënaqur në lidhje me të ardhmen e tyre fizike, dhe është shumë kënaqësi t'i shohësh sërish ata të lumtur, të dukem mirë e të ndihen me besim në vetvete," shton më tej ajo.
Jessica Carrodeguas, një infermjere në spitalin e fëmijëve në Shootin Star Chase, thotë: "Çdo ditë, pasi shkon në shtëpi, e di që ke ndihmuar një fëmijë të sëmurë dhe familjen e tij - ky është ndryshimi."
Tags
Karriere