Së fundi autoritetet në Kosovë iu kanë dhënë shpresa të mëdha qytetarëve të Kosovës se gjatë këtij viti do të arrihen marrëveshje me disa shtete europiane për punësim sezonal.
Por, sa janë të përgatitur këta të papunë për tregun evropian?
Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se në bazë të hulumtimeve që ata kanë bërë, të papunët në Kosovë nuk janë të përgatitur mirë për tregun e punës në Kosovë, e lërë me për tregun e punës në Evropë.
Jeton Mehmeti, drejtor i hulumtimeve në Institutin për Studime të Avancuara “GAP”, thotë për Radion Evropa e Lirë se nga takimet që ata i kanë pasur me punëdhënësit në panairet e punësimit që janë organizuar në Kosovë, shumë prej tyre kanë treguar se të rinjtë e interesuar për punë nuk i kanë plotësuar kriteret, të cilat ata i kanë kërkuar.
“Nisur nga kjo, mund të vijmë në përfundim se shumë të rinj për shkak të nivelit të edukimit që u është ofruar atyre, shumë prej tyre nuk janë të përgatitur për punët sezonale që ofrohen në vendet e Evropës. Këta të rinj nuk kanë qenë joshës për punëdhënësit në Kosovë, prandaj dyshoj që ata mund t’i plotësojnë kriteret, të cilat i kërkojnë punëdhënësit në vendet evropiane”, thotë Mehmeti.
Trajnime profesionale për të papunësuarit, të cilët paraqiten në qendrat e punësimit në Kosovë, ofron Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Divizioni për Aftësim Profesional në kuadër të kësaj ministrie zhvillon politika për aftësim profesional në harmoni me kërkesat e tregut të punës.
Aty ofrohen trajnime falas në profesione të zgjedhura në bazë të analizës së tregut të punës.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë, Arban Abrashi, tregon për Radion Evropa e Lirë se të papunët kanë pasur mundësinë që të trajnohen në këto qendra.
Sipas tij, trajnimet e të papunëve që janë bërë në Kosovë mund të përputhen edhe me kërkesat për punësim sezonal.
“Kërkesat që i kemi marrë, apo kontaktet me vendet ku tentojmë të krijojmë mundësi për punësim, kanë të bëjnë me përkrahje shëndetësore. Sidoqoftë, duhet të jem korrekt edhe ndaj shteteve ku ne pretendojmë që të bëjmë marrëveshje që ata vetë të bëjnë seleksionimin e kandidatëve për ato vende. Kushti kryesor është njohja e gjuhës, kurse kualifikimet edhe njohja e punës është diçka ekstra për këta punëtorë”, sqaron Abrashi.
Profesionet tjera, që, sipas Abrashit, mund të kërkohen për punësim sezonal janë edhe ato për hotelieri, bukëpjekës, ndërtimtari si dhe teknologji informative.
Ai tregon se të gjitha proceset që kanë të bëjnë me punësim sezonal do të rregullohen gjatë takimeve që ata do t’i kenë së shpejti me disa nga shtetet evropiane.
Ndërkaq, sa i përket numrit të qytetarëve, të cilët do të mund të punësohen përmes këtyre marrëveshjeve që Kosova mund t’i arrijë me vendet e Bashkimit Evropian, ministri Abrashi nuk jep ndonjë shifër.
“Nuk jemi të interesuar për numra të mëdhenj, ideja është të ketë kontrata, ideja është të krijojmë marrëdhënie me këto shtete dhe të krijomë modele dhe mundësi për qytetarët tanë”.
“Nëse kemi dy tri marrëveshje në këtë vit, në numra të vegjël të qytetarëve që shkojnë atje, ndoshta dhjetëra, kjo tregon përkushtimin e Kosovës që të ofrojë punëtorë të kualifikuar për tregun evropian”, bën të ditur Abrashi.
Papunësia është një nga problemet më të mëdha që ka përcjellë shoqërinë kosovare viteve të fundit.
Ndryshe, në tregun e punës në Kosovë, sipas të dhënave të zyrtare, çdo vit hyjnë 25 deri në 30 mijë të rinj, të cilët konsiderohen të aftë për punë./rel/

Tags
Kosova