Banorët e Estonisë po e hedhin votën e tyre sot në zgjedhjet parlamentare që nënvizon dallimet në mes të koalicionit të qendrës së majtë që është tani në pushtet dhe opozitës pro Kremlinit që përkrahet kryesisht nga rusët etnik.
Kryeministri Taavi Roivas, pritet të mbaj pushtetin sipas të dhënave të sondazheve të publikuara dje. Sipas këtyre të dhënave, Partia e Reformave do të marrë 26 %, ndërsa kooalicioni pro Kremlinit do të marrë 22 %. Sondazhet e mëparshme tregonin se Partia e Qendrës që bën përpjekje për afërsi me Rusinë, udhëheqë me votat e 97 % të rusëve etnik, grup ky që përbën çerekun e popullatës.
Mirëpo kjo parti do e ketë pothuajse të pamundshme që të gjej partner për koalicion pasi udhëheqësi i saj, kryetari i kryeqytetit, Tallin, Edgar Savisaar, vitin e kaluar e ka përkrahur aneksimin e gadishullit ukrainas, Krime, nga Rusia. Gjashtë parti më të vogla do të mundohen të kalojnë pragun elektoral prej 5 % për të siguruar ulëse në parlamentin prej 101 vendeve..
Tags
bota