Është shumë e lehtë të qortojmë vetëveten. Shumë nga ne shpenzojnë shumë kohë duke menduar për çfarë kemi bërë gabim, për gabimet që kemi bërë, për gjërat që duam të arrijmë dhe s'i kemi arritur akoma. Megjithëse logjikisht të gjithë e kuptojmë se asnjëherë nuk mund të jemi perfekt, sërish fajësojmë veten për mungesë perfeksioni. Sidoqoftë, megjithëse karakterizohemi nga gabimet, sërish ekzistojnë kaq shumë arsye për të qenë krenar për atë që pikërisht jemi.
Duke pasur në mendje çfarë u shkrua më lart, dhe kur të ndjeni nevojën për të kritikuar veten, ndaloni një moment dhe kujtoni arsyet se përse jeni një person madhështorë që meriton dashuri dhe respekt. Në kohë të vështira, ndonjëherë, vetëm një dozë e vogël vetëbesimi mund të bënte ndryshimin e madh. Kriticizmi i vetëvetes nuk do mund të zgjidhte problemet. Besimi tek madhështia juaj, është ajo çfarë ju frymëzon për të gjetur zgjidhje dhe për t'i bërë gjërat më mirë.
Ja disa pak arsye për të qenë krenarë për veten tuaj. Herën tjetër kur do keni nevojë për frymëzim, por që realisht ndjeheni të brengosur, kujtoni këto arsye madhore:
1. Ju i keni mbijetuar çdo stuhije që jeta ka hedhur mbi ju, dhe disa nga këto stuhi kanë qenë me të vërtetë shumë të rënda.
2. Keni mësuar shumë gjëra nga jeta juaj, dhe po mësoni gjithnjë e më shumë.
3. Keni ndihmuar njerëz të tjerë.
4. Keni frymëzuar njerëz të tjerë.
5. Keni bërë njerëz të buzëqeshin.
6. Keni disa aftësi dhe talente unike. Ekzistojnë disa gjëra që ju i bëni më mirë se cilido.
7. Keni akoma gjëra të tjera përpara që duhet të arrini.
8. Keni bërë gjëra të mëdha në jetën tuaj, dhe keni relizuar disa arritje që jeni me të vërtetë krenarë.
9. Nuk keni reshtur kurrë së ëndërruari duke u ngjitur gjithnjë e më lart.
10. Shqipëria nuk do të ishte kjo që është pa ju dhe ndikimin e rëndësishëm tuaj në të gjithë hapësirën shqiptare. Çdo veprim të thjeshtë që keni bërë në jetë, ka pasur një ndikim të caktuar tek të gjithë ne.
Pra, herën tjetër kur të ndiheni të brengosur, kujtoni këto arsye për të qenë krenarë për veten tuaj, pasi meritoni të trajtoheni me respekt nga cilido, dhe veçanërisht nga vetja juaj./raiseyourvibration/

Tags
Karriere