Sekretari amerikan i Shtetit John Kerrygjatë seancës dëgjimore në Komitetin për Çështje të Jashtme në Uashington tha se "deri sot, as Rusia as forcat separatiste që ajo i mbështet nuk i janë afruar veprimeve në përputhje me angazhimet e tyre".
Ai shtoi se nëse "dështimi vazhdon" do të ketë pasoja të mëtejshme " që do vendosnin e presione të shtuara në ekonominë e dobësuar të Rusisë."
Fjalët ishin pjesë e një varg të retorikash drejt Rusisë nga zyrtarë të administratës Obama gjatë ditëve të fundit.
E pyetur nga një rrjet televiziv se a i kishte besuar premtimit të presidentit rus Vladimir Putin se ai dëshiron paqe në Ukrainë, këshilltarja amerikane për siguri kombëtare Susan Rice u përgjigj: "Ju dukem e marrë?"
Moska vazhdimisht ka mohuar se ka dërguar trupa dhe armatim në Ukrainë, në konfliktin që la të vrarë më shumë se 5,600 njerëz.
Tags
bota