Shqipëria dhe Gjermania pritet të nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e pensioneve. Ministri i MirëqëniesSociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj gjatë një konference për shtyp me Jorg Asmussen, Seketari i Përgjithshëm për Shtetin gjerman tha se ekipet e dy vendeve do të nisin punën në 19 janar në Tiranë.
“Kemi filluar një përpjekje serioze për të negociar marrëveshje, mes Shqipërisë dhe disa vendeve. Kemi një lajm të shkëlqyer sot. Do fillojmë negociatat me Gjermaninë. Është një hap konkret në vazhdim të procesit të integrimit, pas takimit mes kryeministrit dhe kancelares Merkel. Kjo vizitë sot e Sekretarit Asmussen konkretizon këtë iniciativë bashkëpunimi mes dy vendeve. Ekipi gjerman do të jetë në datën 19 në Tiranë, më pas ekipi shqiptar do shkoj në Gjermani e brenda këtij viti do kemi një marrëveshje për njohje të pensioneve”, tha ministri Veliaj.
Sipas tij qytetarët shqiptarë që nuk punojnë në të zezë, dhe që kanë vite pune në Gjermani do të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Edhe Seketari i Përgjithshëm për Shtetin, Jorg Asmussen konfirmoi angazhimin e Berlinit për të arritur një marrëveshje brenda këtij viti.

Tags
europa