Meshkujt me të cilët s'duhet të lidheni kurrë


Karakteret e meshkujve ndryshojnë nga njëri-tjetri, ata gjithmonë të befasojnë me sjelljet e tyre, herë për mirë e herë për të keq.
Mirëpo, një gjë e mirë është se tashmë janë zbuluar detajet e karaktereve që ju ndihmojnë të zgjidhni partnerin e duhur për ta bërë lidhjen funksionale.

1. Djali i mamasë. Meshkujt të cilët janë të lidhur shumë me të ëmat e tyre, janë në top-listën e meshkujve të cilët nuk duhet të krijoni marrëdhënie. Ata flasin hapur me mamatë e tyre për çdo gjë, pa privatësi. Meshkuj të tillë janë të varur nga këshillat dhe kritikat e mamës dhe thjesht do t’ju duket sikur jeni duke krijuar një marrëdhënie me të ëmën e tyre dhe jo më partnerin. Të gjitha vendimet në lidhje të tillë janë të vulosura nga një person i rritur me eksperiencë dhe që mendon vetëm për të mirën e fëmijës së saj.
2. Meshkujt macho. Meshkujt të cilët kanë pasur shumë femra në të kaluarën, ata të cilët janë mësuar t’i ndërrojnë partneret si rrobat e trupit, nuk do ta kenë asnjëherë fillin për ta kuptuar esencën e një lidhje. Meshkuj të tillë rezultojnë të jenë tradhtarë dhe të paarsyeshëm, në jetën e tyre ata asnjëherë nuk do të adaptohen me faktin që të jenë vetëm me një femër.
3. Meshkujt që shoqërohen shumë. Personat e tillë që kanë shumë miq nuk janë të këqij, mirëpo ata gjithmonë do të njohin njerëz të rinj dhe do të kenë mundësi të reja për të takuar dikë të ri. Ata janë shumë të pavarur dhe lidhja nuk është ajo që kanë nevojë deri në një moshë të caktuar. Do t’ua bëjnë të vështirë kontrollimin e emocioneve dhe në rastet të tilla do të bëheni xheloze. Xhelozia do t’ua shkatërrojë marrëdhënien sepse këta persona janë të destinuar për t’u ndarë shumë lehtë, nëse dikush ushtron presion mbi kontroll të territorit të tyre.

4. Meshkujt që bien lehtë në dashuri. Qëndroni larg këtyre personave, janë vërtet të rrezikshëm. Ata dashurohen lehtë dhe harrojnë shpejt. Mund të dashurohen në persona që sapo i kanë takuar dhe madje që në shikim të parë. Mund të jenë shumë romantik dhe të kujdesshëm, por gjithmonë do t’i përsërisin gjërat që i kanë bërë me ish të dashurat e tyre dhe ju asnjëherë nuk do të jeni të veçanta.
Previous Post Next Post