Ndërsa disa shkencëtarë përpiqen të veçojnë nuancat në dallimet mes racës dhe kulturës, duke debatuar për vlefshmërinë e përdorimit të racës në sbulimet shkencore, të tjerë duket se besojnë që "raca" është një term i pashmangshëm dhe një faktor që duhet marrë në konsideratë kur ndërmerren kërkime shkencore në lidhje me evolucionin njerëzorë.
Ndër shkencëtarët e angazhuar në këtë fushë përfshihet Philippe Rushton, një ish profesor psikologjie në University of Western Ontario, i cili argumenton që ekzistojnë ndryshime radikale të cilat formësojnë inteligjencën, masën e trurit, pjellorinë dhe nxitjen seksuale njerëzore.
Të tjerë studiues, si Richard Lynn, një profesor britanik në University of Ulster, pretendon që koeficienti më i lartë i inteligjencës është gjetur në banorët e Azisë Verilindore, të cilët pasohen nga europianët, të cilët janë 10 pikë më lart se banorët e Azisë së Jugut dhe indianët e Amerikës. Argumentet e tij kanë shkaktuar debate kontraverse mbi lidhjen e inteligjencës me racën.
Pretendimet kryesore
Pretendimet e përmendura më sipër janë kritikuar gjerësisht. Nga shumë studiues konsiderohen si raciste dhe se këto punime karakterizohen nga mangësi rigoroze shkencore. Janë kritikuar gjithashtu edhe për metodologjinë e përdorur dhe interpretimin e të dhënave.
Një gjë është e sigurtë, ata provojnë që racizmi është akoma një çështje mes komunitetit të shkencëtarëve. Ndërsa koncepti i racës është i debatueshëm në vetëvete, racizmi është akoma prezent në shkallë të ndryshme.
Referenca e parë akademike mbi racën gjendet në shekullin 18, kur shkencëtari gjerman Johann Friedrich Blumenbach, sugjeroi që klasifikimi i tij i 5 racave të ndryshme, kanë nivele të ndryshme të bukurisë, në varësi të shkallës së degjenerimit të tyre që prej formës perfekte të Adamit dhe Evës, të cilët u krijuan nga Zoti, dhe konsiderohet se janë kaukazianë.
Evolucioni i një specjeje
Teoria e evolucionit i hedh poshtë këto pikëpamje. Disa teori të evolucionit njerëzorë sugjerojnë që ne jemi zhvilluar në forma dhe vende të ndryshme, dhe jemi ndikuar nga një sërë faktorës klimatik dhe shoqërorë që na kanë bërë "grupe raciale" të ndryshme.
Sidoqoftë, shkencëtarët e sotëm i hedhin poshtë shumicën e këtyre teorive, dhe studimet e fundit biologjike vënë në pikëpyetje konceptin e "racës" në vetëvete. Nëse e konsiderojmë evolucionin në terma gjenetik, raca duket se është një mjet i trashë për të bërë kategorizime.
Pranohet gjerësisht që njeriu modern (Homo Sapiens) u përhat nga Afrika në pjesë të ndryshme të globit. Sidoqoftë, disa teori sugjerojnë që mund të kenë ndodhur disa kryqëzime mes neandërtalëve dhe njeriut modern, kryesisht në Europë. Sipas Smithsonian Museum of Natural History, afërsisht 1-4% e ADN-së së njerëzve modern jo afrikanë, është shartisur me neandërtalët.
Njerëzit kanë ngjashmëri në informacionin gjenetik të tyre me shimpanzetë (rreth 98-9%). Madje, ne njerëzit, ndajmë me 99% të njëjtat gjene. Përcaktimi i racës bazuar në ndryshimet gjenetike qëndron në vetëm 0.01% të probabilitetit, dhe për këtë arsye pranohet gjerësisht që raca nuk përbën një klasifikim të përshtatshëm për sa i përket gjeneve njerëzore në terma shkencore, por është një produkt i historisë kulturore./brainblogger/

Tags
Shkencë