Gjenden 4 pjesë të mëdha të avionit indonezian

Ekipet indoneziane të kërkimit dhe shpëtimit që po përpiqen të gjejnë rrënojat e avionit të agjencisë AirAsia, kanë identifikuar katër objekte të mëdha në detin Java, ndërsa kërkuesit përpiqen të gjejnë gjithë avionin për të nxjerrë trupat dhe kutitë e zeza të regjistrimit.

Kreu i agjencisë indoneziane të kërkimit dhe shpëtimit, Bambang Soelistyo tha se objekti më i madh i gjendur ishte 18 metra i gjatë.


Zyrtarët indonezianë thonë se 30 trupa janë gjetur deri tani. Avioni Airbus A320 kishte 162 persona në bord, përfshirë pasagjerë edhe ekuipazh kur u zhduk nga radari të dielën e kaluar.
Previous Post Next Post