Nisja e fluturimeve direkte Paris – Tiranё mё 31 mars, nёpёrmjet Adria Airways dhe fluturimeve direkte qё priten tё fillojnë nё fillim tё korrikut 2015, me Transavia, do tё jenё njё mundёsi shumё e mirё pёr rritjen e numrit tё turistёve nё vend.
Kjo u bë e ditur gjatë takimit që ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni zhvilloi në ditën e parё të vizitёs zyrtare nё Paris, me tour operatorё, pёrfaqёsues tё medias franceze dhe komunitetit Shqiptar nё Paris.
Në takimin e organizuar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë morën pjesë gjithashtu, Presidenti i Forumit Frankofon të Biznesit z. Steve Gentili, Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë – Shqipëri z. Julien Roche, përfaqësues të Adria Airways, përfaqësues të Transavia France.
Tags
aktualitet