Belgët identifikojnë në Athinë kryexhihadistin


Autoritet  belge kanë identifikuar shefin e grupit të xhihadistëve që do të bënin sulm terrorist në Verviers të Belgjikës. Ai u arrestua pasditen e sotme në Athinë, së bashku me tre persona të tjerë.

Dyshohet se ai e ka drejtuar celulën e tij nga Greqia. Bëhet fjalë për  një 27-vjeçar që me emrin e luftës njihet si Abou Souss. Përpara se të ndalonte në Greqi, i riu kishte luftuar më parë në Siri me forcat e ISIS. Ndërkaq autoritetet belge kanë rritur masat e sigurisë.

Rreth 300 ushtarë do të ruajnë objektet e rëndësisë së veçantë në Bruksel e Anversa, mes të cilave ambasada dhe ndërtesa që ndodhen në lagjet e hebrenjve. Është hera e parë në 30 vjet, që Belgjika përdor ushtrinë për të përforcuar punën e policisë.

Qeveria e ka rritur nga 2 në 3 nivelin e gatishmërisë pas sulmit blic në Verviers, kundër celulës xhihadiste. Mëngjesin e kësaj të shtune pati një alarm për bombë në një lagje të Brukselit, ku u gjet një valixhe e braktisur. Zona u evakuua dhe ‘Piazza Marlow’, u mbyll për publikun  nga skuadra e ekspertëve , e cila verifikoi përmbajtjen e valixhes.
Previous Post Next Post