Çdo ditë dhe vit-pas-viti, shkencëtarët përpiqen të kuptojnë se si funksionon mendja e njeriut. Çfarë na bën të lumtur? Si funksionojnë emocionet tona? Çfarë mund të bëjmë ndryshe në jetët tona për të qenë më të shëndetshëm, lumtur dhe të fortë?
Çdo vit, disa studime qëndrojnë si avangardë për të na shpjeguar se si mund të arrihet një jetë më e shëndetshme dhe e mirë, studime që çdokush duhet t'i dijë. Ja katër studime të tilla për vitin 2014.
1. Ne kërkojmë për lumturinë në të gjitha vendet e gabuara: Ne tipikisht, mendojmë për gjëra të mëdha në jetë, për lartësim, blerje të mëdha, dhe suksesin si burimet kryesore të lumturisë.
Por një studim i Harvard University bërë nga Zhang dhe kolegët e tij, tregon që ne nuk jemi në gjendje të shohim një burim jashtëzakonisht të fuqishëm të lumturisë: gjërat e vogla që ndodhin në përditshëri. Në këtë studim, studentëve iu kërkua që të vendosnin në një kuti 5 objekte të zakonshme që përfaqësojnë jetën e tyre në përditshmëri, dhe të parashikonin se sa lumturi do u sillnin këto objekte kur do t'i shihnin sërish pas 3 muajsh. Studentët nën-parashikuan në mënyrë drastike lumturinë që ndjenë kur hapën kutinë dhe panë objektet 3 muaj më pas.
Nënkumtimi: Kushtojini më shumë rëndësi gjërave të vogla që ju ndodhin në përditshmëri. Burimet e vogla të lumturisë janë shumë të fuqishme.
2. Lidha trup-mendje: Viti 2014 ishte viti i "ndërgjegjshmërisë" (ang. mindfulness). Koncepti "ndërgjegje" është transformuar gradualisht nga i thjeshtë, "të qenit këtu, në çastin aktual", në një përkufizim më kompleks: "të qenit i/e ndërgjegjshëm për mendimet dhe ndjenjat në këtë moment". Kjo mënyrë e re e të parit të "ndërgjegjshmërisë" ka hapur dyer të reja për kërkime.
Në vitin 2014, studime pas studimesh kanë treguar se njerëzit e ndërgjegjshëm janë më të mirë në një sërë mënyrash. Në fakt, është gjetur që ndërgjegjja e lartë e emocioneve të vetëvetes, përmirëson shëndetin e përgjithshëm. Një studim në universitetin Brown, SHBA, tregon që, njerëzit që janë më të vetëdijshëm për atë çfarë mendojnë dhe ndjejnë në çast, e kanë BMI-në (indeksi i masës së trupit) më të ulët, glykozën më të ulët, tymosin më pak dhe kanë aktivitet më të shpeshtë fizik.
Nënkuptimi: Duhet të punojmë të gjithë mbi atë çfarë mendojmë dhe ndjejmë në çast, dhe përse.
3. Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të gjetur negativitetin dhe shqetësimin tonë: Mendimi negativ dhe i fiksuar është një fenomen i zakonshëm i shumë problemeve emocionale dhe psikologjike. Një studim i ri në vitin 2014 nga Nota & Coles sugjeron një opinion për të provuar reduktimin e modeleve negative të të menduarit. Këta studiues gjetën një lidhje të qartë mes shkuarjes në shtrat natën vonë, gjumin jo të përshtatshëm dhe mendimeve të tepruara negative. Që do të thotë se, këta sugjerojnë të bëjmë gjumin e duhur.
Nënkuptimi: Përpiquni që të bini të flini herët e të bëni rreth 8 orë gjumë natën, dhe të shihni nëse kjo do jua reduktojë modelin e të mendarit negativisht e në mënyrë të fiksuar.
4. Njerëzit që e trajtojnë veten e tyre me dhembshuri ndjehen më mirë për veten dhe trupin e tyre: Një studim i vitit 2014 nga Kelly dhe kolegët e tij, gjeti që ato femra që e trajtojnë veten e tyre me mirësi dhe dhembshuri, janë më të afta që të përshtaten me zhgënjimet dhe pengesat e jetës. Gjithashtu, reagonin më pak ndaj njerëzve që kritikonin masën dhe format e trupit të tyre.
Nënkuptimi: Nëse do të jeni më të mirë me veten tuaj në sy të vetes tuaj, faqe gamimeve dhe kërcitjeve tuaja, do të jeni më të fortë dhe elastik./psychcentral/

Tags
psikologji