Në vitin 2011, revista Epidemiology and Community Health, publikoi një studim të gjatë ku vëzhgoi mbi 17 000 punonjës në Suedi. Në fillim të studimit, pjesëmarrësit plotësuan një pyetësorë të quajtur GHQ-12, që maste stresin aktual dhe bënte pyetje për shëndetin mendorë.
Ata që kishin nivel të lartë të stresit, ishin më të prirur të kishin çrregullime gjatë testimit. Sidoqoftë, gjetjet më befasuese konkludonin në faktin që, kur njerëzit kishin nivele të moderuara stresi, ishin të prirur të përftonin benefite të ndryshme.
Nëse keni probleme në punën tuaj dhe nuk e menaxhoni aktivisht atë, po e shtyni veten drejt një rreziku serioz.
1. Ushqim më i mirë
Zakonisht stresi i shtyn njerëzit të ushqehen shumë keq, ose hanë jashtëzakonisht shumë, ose nuk ushqehen mjaftueshëm. Gjithashtu, të stresuarit hanë shumë vakte, injorojnë rracionet dhe balancën e ushqimeve. Në vend që të ushqehen me ushqime të dobishme, hanë ushqime pa vlera.
Mundohuni të konsumoni më pak kafe dhe alkool në vitin 2015. Shmangi të përdorni kafenë, sa herë shkoni në lokal, por përdorni sa më shumë çajëra të ndryshëm.
2. Ushtrimet
Ushtrimet janë ndër mënyrat më të mira që ndikojnë në menaxhimin e stresit të punës. Ecni 30 minuta për çdo ditë, ose bëni joga. Kështu do të zhvilloni përshtatshmërinë, rrisni endrofinën dhe reduktoni simptomat e lehta të ankthit dhe depresionit.
3. Flini më shumë
Sipas Claimsdirect.co.uk, - që merret me aksidentet e personelit në vendet e punës - privimi nga të fjeturit apo fjetja e pakët, luante një rol të madh në aksidentet e punës. Mungesa e gjumit, do të thotë energji më e pakët për të menaxhuar stresorët në punë. Flini mjaftueshëm gjatë javës, që të jeni të freskët në mëngjes.
4. Kërkoni ndihmë nga të tjerët
Gjatë vitit të ri, bëni një përpjekje për të forcuar marrëdhënjet me shokët dhe anëtarët e familjes. Flitini njerëzve të cilëve u besoni - jo kolegëve - për gjërat që ju stresojnë në punë. Sa më shumë të jeni të izoluar, aq më shumë do përjetoni depresion dhe ankth.
5. Gjeni mënyra për t'u relaksuar
Gjeni diçka që ju ndihmon të relaksoheni, dhe shmangeni mendjen nga puna. Ndonjëherë, vetëm një meditim disa minutësh mund të lehtësojë mjaftueshëm stresin. Nëse dëshironi që ta hiqni mendjen nga puna, bëni një gjë që dashuroni.
6. Rrisni nivelin e menaxhimit të kohës
Nëse jeni përherë vonë apo i leni menjanë gjërat që duhet të bëni, zhvilloni menaxhimin e kohës. Zvarritjet duken relaksuese ndërsa i shmangeni një detyre, por do e paguani më vonë, do stresoheni duke u përpjekur ta përfundoni. Një ndër mënyrat më të mira për të menaxhuar kohën është të thoni "jo", kur nuk keni mjaftueshëm kohë për të kryer një detyrë. Gjithashtu, hamendësoni se cilat detyra mund t'ia delegoni një kolegu, apo t'i kryeni së bashku./Dr. Preem/
7. Jini të këndshëm me vetëveten
Mënyra se si i flisni vetes mund të ndryshoi perspektivën e jetës suaj. Gjeni kohë të fokusoheni tek arritjet tuaja; gjeni kohë të bëni diçka të këndshme për veten tuaj, qoftë një masazh apo një kafe për t'u relaksuar për një orë.
Nuk do ta eleminoni asnjëherë, të gjithë stresin nga jeta juaj, por mund ta menaxhoni atë. Nëse praktikoni dy apo tre pika të këtij artikulli, do të jeni më të lumtur dhe të shëndetshëm në punë.
Tags
Karriere