Është normale që herë-pas-here të ndiheni të larguar nga partneri. Kjo gjë ndodh me të gjitha çiftet, pa përjashtim, madje u ndodh edhe çifteve më të shëndetshëm.
Të gjithë jemi të zënë. Të gjithë kemi gjëra që mund t'i kishim bërë dje. Mund të jemi prindër. Mund të kemi punë kërkuese apo disa punë njëherësh.
Në këto kushte, pyetëm dy ekspertë të marrëdhënjeve në çift që të ndanin me ne pikëpamjet e tyre.
Praktikoni MTÇ-në në përditshmëri
MTÇ është akronimi i "Momentet e Takimit të Çiltërt", sipas ekspertes Olga Bloch, një terapiste amerikane nga Rockville e specializuar për marrëdhënjet në çift. Kjo është thjeshtë një kohë kur njëri partner rrëfen diçka për veten e tij apo se si e kaloi ditën, ndërsa partneri tjetër dëgjon me vëmendje dhe bën tre pyetje për të thelluar bashkëbisedimin.
Pyetjet mund të përfshijnë: "Çfarë do të thotë kjo për ty? A të pëlqeu? A mundesh të më tregosh më shumë?
Kjo mund të zgjasë vetëm 5 minuta, dhe do të thotë që partnerët t'i kushtojnë njëri-tjetrin vëmendje të veçantë - këtu nuk ka telefona, tableta, televizor apo të jeni duke ngrënë, thotë Olga.
Olga na tregon një shembull: Supozojmë që partneri thotë që ka kaluar një ditë të keqe. Ju përgjigjeni me: "Duket që ka qenë e vështirë; çfarë ndodhi?" Ai apo ajo mund të shtrojë një argument të fortë në lidhje me mamanë e saj apo tij për shkak se ju keni kohë që nuk keni shkuar për vizitë në shtëpinë e saj.
Ju përgjigjeni: "Kjo mund të ketë qenë me të vërtetë e vështirë për ty. Çfarë gjëje tjetër të shqetësoi? Ai apo ajo ndan komentet lënduese të mamasë. Më pas ju thoni: "Çfarë mund të bëj që të ndihesh më mirë? Si mund të ndihmoj?" dhe dëgjoni me vëmendje se çfarë tjetër ka për të thënë ai apo ajo.
Mësoni gjuhën e dashurisë së njëri-tjetrit
Bashkë me partnerin tuaj, ndërmerrni këtë test dashurie për të përcaktuar gjuhën e dashurisë të secilit prej jush, thotë Kirsten Jimerson, terapiste e specializuar në marrëdhënjet në çift në Bethesa, SHBA.
Gjuha e dashurisë suaj mund të përkojë me një nga këto kategori: fjalët afirmuese, veprime përkushtimi, dhënja e dhuratave, koha cilësore ose prekja fizike.
Ndani gjuhën e dashurisë me njëri-tjetrin, thotë ajo. "Madje mund të nxirrni disa ide aktivitetesh të përbashkëta që përkojnë me gjuhën tuaj të dashurisë."
Jimerson gjithashtu sugjeron që duhet bërë diçka një herë në ditë apo disa herë në javë për t'i treguar që ju kujdeseni për të. Për shembull, thotë ajo, nëse partneri juaj ka nivel të lartë të gjuhës së dashurisë që përkonë me kategorinë "fjalë afirmuese", mund t'i thoni "Të dua!", "Do të thotë shumë për mua kur ti pastron pas ngrënjes," apo "Faleminderit që më ndihmon," etj.
Nëse partneri përkon me kategorinë "prekja fizike", mbajini duart, fërkojini shpinën apo herë-pas-here putheni në faqe apo në buzë.
Bëni lojëra fizike dhe zgjeroni intimitetin fizik
Olga tregon një shembull: "Kushtoni pak kohë duhe bërë ngacmime nxehëse seksuale me njëri-tjetrin para marrëdhënjes, duke pretenduar se nuk e njihni njëri-tjetrin."
Mësoni diçka së bashku
Kjo mund të përfshijë gjithçka, që nga kërcimet, aktivitetet e deri tek mësimi i një gjuhe të huaj. Më pas flisni me njëri-tjetrin rreth kënaqësisë dhe sfidave të asaj çfarë mësuat, thotë Olga.
Jimerson ndan diçka rreth kësaj: provoni të konsumoni mëngjesin së bashku në shtrat; bëni bashkë punët e shtëpisë në një mënyrë zbavitëse; bëni kontakt me sy dhe flisni rreth mosmarrveshjeve mes jush. Bëni një pushim nëse gjërat ndizen, dhe filloni sërish bisedën pasi gjakërat të jenë ftohur, thotë ajo.
Që të rilidhineni me partnerin nuk është e nevojshme të bëni gjeste madhështore. Ndonjëherë mund të jetë aq e thjeshtë, sa edhe pyetja: "Si ndihesh?", apo "Si je?", the të prisni me vëmendje për përgjigjen./psychcentral/