5 mënyra për t'u përgatitur për një diskutim të vështirë


Diskutimet janë të vështira dhe mund të shkaktojnë konflikte të papërballueshme për cilindo. Kështu që është e domozdoshme një përgatitje paraprake përpara çdo diskutimi.

Shkruajini mendime tuaja. Përpara se të angazhoheni në një diskutim të vështirë, shkruani në një letër çfarë shpresoni që do shprehni. Çfarë ndjeni? Cila është mënyra më e mirë për të artikuluar të vërtetën?

Është e rëndësishme të reflektohet mbi atë çfarë dëshirohet të arrihet. Po kërkoni për qartësi apo përfundime? Po kërkoni të çliroheni nga emocionet dhe mendimet? Duke shkruar mendimet tuaja në letër, qëllimi fillon të bëhet më i qartë; përqendrimi do orientojë fjalët tuaja në drejtimin e duhur.

Bëni një frymëmarrje të thellë. Është shumë e rëndësishme që përpara se të angazhoheni në diskutim të merrni frymë thellë për pak minuta.

Merrni frymë sa më thellë të mundeni dhe ta nxirrni frymën jashtë. Qetësoni trupin dhe sistemin nervorë parasimpatetik. Çlironi muskujt nga tencioni. Nëse keni pak kohë, mund të dëgjoni muzikë.

Empatia. Përpiquni që ta vendosni veten sa të mundeni në pozicionin e personit tjetër. Për çdo histori ka dy pjesë. Ka arsye të veçanta që njerëzit sillen në një mënyrë të caktuar. Mund të jenë vlerat e mishëruara në familje. Ndoshta po orvatet për të bërë më të mirën duke manifestuar mënyra të ndryshme. Cilatdo të jenë rrënjët e veprimeve, nëse do mund t'i kuptonit, kjo do të ushqente konsiderueshëm dhembshurinë.

Çlirohuni nga pritshmëritë. Hyjini një diskutimi pa pritshëri. Nëse pritshëritë nuk arrihen, zhgënjimi, acarimi dhe trishtimi mund të dalë në sipërfaae. Lëreni diskutimin të shpaloset natyrshëm. Në vend që të prisni që personi tjetër të shfajësohet, reagoni në një tjetër mënyrë apo shprehni pohim. Lëreni të ndodhë çfarë të ndodhë për momentin.

Çlironi energji pozitive. Përqendrohuni tek nrohtësia, qartësia dhe energjia pozitive. Energjitë tuaja do rrezatohen, duke bërë që personi tjetër të përthithë më shumë çfarë thoni.

Diskutimet e vështira përfshijnë një nivel konfrontimi që mund të jetë i vështirë të përballohet. Duke shkruajtur mendimet, duke praktikuar frymëmarrjen e thellë, empatinë, çlirimin nga pritshmëritë dhe të energjive pozitive, mund ta bëjë komunikimin më të lehtë, duke ushqyer kështu shkëmbimin më eficient të informacionit.
Previous Post Next Post