Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në autostradën Selanik-Veria në Greqi, ku katër persona kanë humbr jetën, dhe 23 të tjerë janë plagosur, 10 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aksidenti i rëndë automibilistik ka ndodhur rreth 70 kilometra larg Selanikut. dëshmitarët okularë shpjegojnë se aksidenti ku u përfshinë rreth 40 makina u shkaktua nga një kamion. Kamioni ishte me targa bullgare dhe drejtohej nga një rumun i cili është arrestuar menjëherë nga policia Greke.
Shkak i këtij aksidenti mendohet se janë bërë disa punime rrugore nga Koorporata Energjitike Greke, në aksin rrugor që lidh portin e Igumenicës me kufirin grek. Pasojat e rënda të këtij aksidenti kanë ndërprerë qarkullimin në rrugën “Egnantia” dhe aktualisht kalimi i automjeteve po bëhet nga aksi i vjetër rrugor. Për pasojë, kanë humbur jetën 2 gra dhe 2 burra, ndërsa dëshmitarët tregojnë se një prej viktimave është djegur i gjallë brenda në automjet.
Gjendja raportohet emergjente nga mediat greke, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë si dhe autoambulanca, për të bërë ekspertizën e ngjarjes dhe verifikimet e duhura, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Tags
Ballkani